Detaje nga atentati në Shijak/ Objektiv djali i efektivit të policisë, i shpëtoi plumbave. U qëllua nga një makinë në lëvizje

16/04/2022 12:28
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Shijak , ku sipas burimeve policore është qëlluar në drejtim të shtetasit Orlando P, që është i biri i një efektivi policie.

Shënjestra i ka shpëtuar plumbave fatmirësisht, ndërsa autori ka qëlluar nga një automjet që ishte në lëvizje e sipër.

Policia në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen, ndërsa janë ngritur dhe postoblloqe për kapjen e autorëve.

Top Channel