Atentati/ Autorët ishin me ‘Golf’, Petkolaj humbi kontrollin e kamionçinës duke dalë nga rruga

16/04/2022 12:59

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e mesditës së sotme në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak.

Bëhet me dije se autorët ishin në një mjet tip “Golf”, ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasit Orlando Petkolaj, i cili është djali i një punonjësi policie që shërben te dhomat e ndalimit.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve

Top Channel