Fushatat që zakonisht bën Ministria e Barazisë në Spanjë janë të zhurmshme dhe gjithmonë dërgojnë mesazhin e duhur.
A e keni pyetur ndonjëherë veten se cili ishte filmi i parë i Krishtlindjeve i realizuar ndonjëherë dhe për çfarë bëhej fjalë?
Kremlini vë si kusht për paqe me Ukrainën që kjo të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.
Kombet e Bashkuara kaluan sot rezolutën që i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të japë një opinion mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.
Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur personazhin e vitit vazhdoi edhe për 2022, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen e internetit të top-channel.tv .
Presidentja Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të vitit, ka vizituar policët në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak, si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Mediat shkruanin sonte se pesëmbëdhjetë njerëz janë vrarë sot tragjikisht dhe 47 po trajtoheshin nga mjekët për plagët e marra në një aksident të rëndë, ku një autobus me turistë u përmbys në autostradën e Nayarit në perëndim të Meksikës.
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), tha se pavarësisht se ka rritur patrullimet, nuk mund të mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi një vit të vështirë 2022-shin, në urimin e Vitit të Ri.
Një banese i është vënë tritol në Lushnjë këtë natë të ndërrimit të viteve.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, më 31 dhjetor bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe unitet, teksa shteti po hyn “në fazën e re” të politikës kundër pandemisë COVID-19.
Demi del me furi nga ndarja e tij dhe lëshohet me vrull ndaj sfiduesve të tij në rërën e fushës.
Katër ide të reja u prezantuan sot në “Startop”, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio vijon dhe si çdo vit vjen me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët, brenda vendit dhe jashtë tij.
Në një mesazh mjaft agresiv fund-viti, presidenti rus Putin tha sot për popullin se nuk do të ketë kompromis në lidhje me Ukrainën, e cila sipas tij po përdorej nga vendet perëndimore si një mjet për të shkatërruar Rusinë.
FIFA u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që të mbajnë 1 minutë heshtje para çdo ndeshjeje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të nderuar legjendën e futbollit, Pele, i ndarë nga jeta të enjten për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sot ka uruar festën e vitit të ri.
Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Mbetjet njerëzore të mbështjella me letër alumini u zbuluan në aeroportin e Queretaro teksa dërgoheshin drejt Karolinës së Jugut në SHBA.
Me përfundimin e vitit 2022 përfundon formalisht edhe kryesimi i radhës i Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.
Një spektakël i pazakontë ndodhi në fillim të javës në Brazil, kur policia ndaloi një grua thuajse krejt të zhveshur duke drejtuar një motoçikletë, e cila nuk e priste masën e autoriteteve dhe nisi të sulmonte oficerët duke i goditur me shkelma.
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri dhe ka gënjyer policinë.
Nuk ka fitues në derbin Barcelona-Espanyol.
Një estetiste është arrestuar në Britani për vrasjen e bashkëshortit të saj, i cili u gjet i qëlluar për vdekje me thikë në shtëpinë e tyre rurale në veri të Britanisë.
Në Gaza, një grup të rinjsh zgjodhën t`i kremtojnë disi më ndryshe festat e fundvitit. Babagjyshi i tyre e ndërroi slitën e tij të famshme me skitë e ujit.
Rusia ndërmori të shtunën një raund të dytë masiv sulmesh me raketa në Ukrainë brenda tre ditësh, thanë zyrtarët ukrainas.
Në Kuvend u debatua për fondet e pa shfrytëzuara për t’i shpërndarë në dikastere të ndryshme.
Me një pamje po aq freskët sa ditën që u ekzekutua, koka e një prej varësve serialë më të frikshëm të Evropës ende të tmerron, në kavanozin e xhamtë ku ruhet nga shkencëtarët.
Një shprehje thotë, se fati ndihmon më të mirin, por përvoja na mëson, se fati edhe do ndihmuar, që të vijë ne rrugën tënde.
Në prag të ndërrimit të vitit në tregun e Fierit çmimet e gjelave të detit thyen rekord.
Një çift në jug të Britanisë janë përfshirë në një debat me autoritetet lokale pasi u urdhëruan të përgjysmojnë lartësinë e gardhit 2 metra te larte rreth kopshtit të tyre, për të cilin paguan 10 000 paundë për të instaluar.
Për të garantuar rendin gjatë festes së ndërrimit të viteve Policia e Shteti ka kaluar në gatishmëri të përforcuar me gati 2 të 3 e kapacitetit të saj.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për ditën e fundit të 2022-shit.
Nata e ndërrimit të vitit shpesh herë është shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët apo aksidente për shkak të konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike.
Për të pritur natën e ndërrimit të viteve, në sheshin “Skënderbej” do të organizohet koncerti festiv me performanca nga Dj të njohur si dhe këngëtar të muzikës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama në vend të konferencës për shtyp te fundvitit preferoi t’i uronte shqiptarët përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale duke e vënë theksin tek Pakoja e Madhe e mbështetjes financiare për rreth 1 milion shqiptarë.
Në majë të një kodre të shenjtë në Lima, shamanët peruanë shpërndajnë gjethe koke e petale lulesh, ndërsa një gjarpër i quajtur Maria rrëshqet mbi postera të liderëve botërorë duke përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe presidentin e zgjedhur brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
Fshati i vogël Tsirkuny, në rajonin e Kharkiv, bart të gjithë plagët e pushtimit rus.
Teksa bota i jep lamtumirën 2022-shin, një vit i shënjuar nga agresioni brutal i Rusisë në Ukrainë, vazhdimi i pandemisë së koronavirusit e konflikte të ndryshme, popujt shohin me shpresë drejt një fillimi të ri në kalendarin e këtij viti, duke ndarë urimet e duke ia lënë harresës hallet në natën e ndërrimit të viteve.
Kroacia e mirëpret Vitin e ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen, lëvizje kjo për të cilën kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se do ta bëjë më të fuqishëm Bashkimin Europian.
Kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbej” për koncertin e madh. Veliaj siguroi qytetarët për një spektakël fishekzjarrësh dhe i ftoi ata që t’i bashkohen festimeve.
Viti i Ri shihet si një mundësi për një fillim të ri, e për këtë qëllim, dëshira e madhe është të lihen pas të këqijat e vitit që po kalon e t’i hapet dera fatit e mbarësisë në vitin që po hyn.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohoi të ketë pasur ndonjë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në këmbim të heqjes së barrikadave në veri.
Moska ka bërë një hap prapa në politikat e saj kundrejt vendeve të shpallura si “jomiqësore”, duke lejuar tani që shtetet në fjalë ta shlyejnë borxhin e tyre për furnizimet me gaz natyror në valuta të huaja.
Një 32-vjeçar është vënë pranga pasi transportonte 23 emigrantë të paligjshëm më furgon mallrash.
Mbreti Charls i Anglisë ka dekoruar me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë, përveç atyre kalorsiak, zonjën Remzije Zeka Sherifi, me origjinë nga Kosova.
Top Channel do të jetë në shtëpitë e të gjithë shqiptare në këto festa, me një programacion të mbushur me spektakle e emisione që do të përcjellin atmosferën festive.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se puna për teatrin nuk do të ndalet dhe për këtë ka dhe mbështetjen e komunitetit të artistëve.
Dita e sotme ka sjellë trafik të rënduar në ditën e fundit të vitit në rrugët e qytetit të Vlorës.
Tradita e do që në momentin që ora shënon 12 në natën e ndërrimit të viteve, të ngresh dolli me familjarët dhe njerëzit e dashur, por kjo nuk është e mundur për mjekët, infermieret, policët, zjarrëfikësit, kamarierët e banakierët, pasi profesioni ju kërkon që të jenë në shërbim.
Bota e futbollit ende po vajton humbjen e një prej më të mëdhenjve në histori.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se garon në këtë mandat të tretë për të përfunduar shumë prej disa punëve të nisura për qytetin. Veliaj u shpreh për Vizion Plus se prej një minorance të vogël qyteti ka humbur mjaft kohë.
Mbi 29 100 veta kanë hyrë në vend për festat e fundvitit nga porti i Durrësit.
340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës.
Pas një lëngate të gjatë, është shuar në Vatikan në moshën 95-vjeçare ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, i pari Papë që dha dorëheqjen që nga viti 1415, kur qe larguar në të njëjtën mënyrë Gregori XII.
Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
Personi i cili aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është arrestuar.
Autobusi me pasagjerë u rrëzua nga një shkëmb në lindje të Bolivisë, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 23 të tjerë.
Një magazinë në Elbasan ka marrë flakë, për pasojë janë djegur dy automjete.
Brighton njoftoi këtë të premte kthimin e Enock Mwepu në klub, disa muaj pasi futbollisti me origjinë nga Zambia u tërhoq nga futbolli, në moshën 24-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të trashëguar të zemrës. Ish-futbollisti rikthehet te “Pulëbardhat” si trajner, për të drejtuar ekipin nën U-9.
Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine.
Një zjarr ka rënë gjatë natës në makinën e parkuar në lagjen “Pavarsia 2” të Vlorës.
Sulmuesi francez, Ilyes Housni, vetëm 17 vjeç, nënshkroi këtë të premte kontratën e tij të parë si profesionist me Paris Saint-Germain.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se do të shpërndahen 20 mijë lekët të reja nga “Pakoja e Madhe” për punonjësit e administratës.
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi të premten taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t’i mbajtur sekrete.
Armando Broja ka postuar në mesazh në llogarinë e tij në Instagram nëpërmjet të cilit ka premtuar se, pavarësisht mungesës së gjatë, do të kthehet në 100 të formës së tij.
Dita e fundit e vitit 2022 do të jetë me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa zonat malore do të kenë kalime vranësirash.
Një biznes në rrugën e Elbasanit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Frank Lampard, trajner i Evertonit, zbuloi këtë të premte, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Manchester City-n, se ka tentuar të marrë Haalandin kur ishte në krye të Chelseat dhe sulmuesi ende luante për Salzburgun në Austri.
Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i janë shtuar listës së shteteve që kërkojnë testin negativ të COVID për personat që vijnë nga Kina.
Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluara është menaxhimi i stresit.
Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka thënë se kandidati i opozitës për Tiranën eshte “Luli” i radhës i zgjedhur nga Berisha dhe Meta. Në një intervistë për emisionin “Spotlight”në Vizion Plus, Veliaj tha se ai flet me shumë politikanë të PD-së të cilët jashtë kamerave kanë tjetër sjellje.
Njihuni me shenjat e horoskopit që do të kenë një fillim viti të jashtëzakonshëm.
Nata e sotme solli shumë diskutime mes konkurrentëve dhe jurisë, dy ditë para finales së madhe të “Dancing With The Stars”.
“Dancing With The Stars” nuk ka qenë vetëm një spektakël ku konkurrentët kanë kaluar vetëm një eksperiencë, por edhe ku ata e kanë parë si një sfidë mjaft të vështirë.
Tani është zyrtare edhe nga klubi suadit: Cristiano Ronaldo është lojtar i Al-Nassr.
Kryeqyteti ukrainas kaloi 700 orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022.
Më shumë se tre në katër polakë mendojnë se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e Polonisë, sipas një sondazhi të publikuar nga CBOS.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar legjislacionin e ri të buxhetit të administratës së tij, i cili përfshin ndihmën për Ukrainën.
Pothuasje dy javë nga përfundimi i Botërorit, Federata e Futbollit të Katarit, vendit organizator të turneut, ka larguar trajnerin spanjoll Felix Sanchez Bas.
Megi Pojani reagoi ashpër pas publikimit të lidhjes së Elhaidës me Ledianit, duke e konsideruar si “show”.
Brigjet e ngushticës së Bosforit janë personifikimi parësor i Stambollit, të mbushura me vila elegante dhe pyje shekullorë.
Pas një lumë komentesh negative dhe paragjykimesh nga publiku, Elhaida dhe Lediani kanë komentuar situatën mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”.
Tensione, rrugë të bllokuara në veriun e Kosovës, këmbime akuzash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por edhe shtimi i përpjekjeve ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, përshkuan vitin 2022 në Kosovë.
Në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes me Evertonin, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s, trajneri i Mancheser City-t, Pep Guardiola, në mënyrë të pashmangshme iu desh t’u përgjigjej disa pyetjeve për legjendën Pele, i ndarë nga jeta një ditë më parë.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp në prag të ndeshjen me Espanyol, trajneri i Barcelonës, Xavi ka dashur të kujtojë kampionin brazilian Pele që të enjten u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që qarkullojnë në internet, ku persona që fshihen pas një tastiere dhe monitori dërgojnë njoftime se “keni fituar qindra mijëra euro”. Lajmërimet janë në rrjete sociale, në e-mail, por edhe në whatsapp.
Gjykata e Lartë bëri të ditur se gjatë këtij viti ka ulur ndjeshëm numrin e proceseve gjyqësore të mbledhura në vite.
Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish.
Pele ishte pjesë e brazilianëve të Santos për 18 sezone radhazi (1956-1974), duke e mbyllur aventurën me ekipin e zemrës me 618 gola të shënuar dhe shumë trofe të fituar.
Italianët po e blejnë sot naftën rreth 100 lekë të vjetra më lirë se shqiptarët.
Pas festave që u ndaluan me përhapjen e Covidit, besuam se me përfundimin e vitit 2021 u largua dhe hija e zezë që i rrinte mbi koke Shqipërisë.
Rritja e çmimeve i solli buxhetit të shtetit një rritje te ardhurash te konsiderueshme.
Vijon të mbetet mister incidenti i ndodhur në një restorant në Shkodër ku 3 persona pësuan lëndime të rënda në ezofag dhe stomak pas konsumuan një shishe uji të ambalazhuar.
Edhe mësuesit dhe edukatorët janë pjesë e projektit të qeverisë për të përfituar shpërblim në fundvit.
Opinionisti i “Përputhen” Arjan Konomi, përmes një pyetësori në “Instagram” është pyetur nëse do të dëshironte të bëhej pjesë e BBV.
Autoritetet në SHBA thanë sot se kanë arrestuar një 28 vjeçar të diplomuar për “drejtësi kriminale”, si autor i dyshuar të vrasjeve makabre të katër studentëve të Universitetit të Idahos një muaj më parë.
Në një intervistë për gazetën greke Parapolitika ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias i është referuar edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.