340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës.

Ata janë kryesisht emigrantë të cilët kanë vendosur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjarëve të tyre.

Sakaq vetëm gjatë javës së fundit në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 5 mijë persona ku dita me fluksin më të lartë ishte data 25 me 1500 persona. Sa i përket numrit të të ikjeve afro 1 mijë persona kanë dalë nga porti i Vlorës.

Ardhja e emigrantëve ka shkaktuar trafik në disa zona të qytetit, kryesisht në bulevard, lungore dhe transballkanike.

Polica ka marrë masat me shërbime të përforcuara në të gjithë territorin, nga spitali bëhet me dije se janë shtuar ambulancat në terren si dhe ekipet do të jenë të gatshme 24 orë.

Top Channel