E la futbollin për shkak të problemeve me zemër, 24-vjeçari kthehet si trajner

31/12/2022 09:38

Brighton njoftoi këtë të premte kthimin e Enock Mwepu në klub, disa muaj pasi futbollisti me origjinë nga Zambia u tërhoq nga futbolli, në moshën 24-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të trashëguar të zemrës. Ish-futbollisti rikthehet te “Pulëbardhat” si trajner, për të drejtuar ekipin nën U-9.

“Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Enock Mwepu do të marrë rolin e trajnerit të ekipit U-9 të akademisë sonë”, shkruhet në një deklaratë.

Roberto de Zerbi, trajneri i ekipit të parë të Brightonit, komentoi kthimin e Enock Meepu në klub, megjithëse në një rol tjetër:

“Jemi të kënaqur që Enock ka vendosur të qëndrojë me ne në klub. Do të jetë e rëndësishme për të përcjellë përvojën e tij tek talentët e rinj të klubit.”

Enock Mwepu luajti me Salzburgun dhe Brightonin gjatë karrierës së tij të shkurtër si futbollist profesionist.

Top Channel