Edhe Al Nassr e bën zyrtare: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i paguar në botë

30/12/2022 22:35

Tani është zyrtare edhe nga klubi suadit: Cristiano Ronaldo është lojtar i Al-Nassr.

“Ylli” portugez firmos për dy sezone e gjysmë me këtë klub, pra deri në vitin 2030, si ambasador i projektit ambicioz të Arabisë Saudite për të organizuar një Kupë Botërore.

Shifra totale që do të përfitojë portugezi është mbi 200 milionë euro, çka e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

Çmenduri absolute pas njoftimit se Cristiano Ronaldo tashmë ka nënshkruar për Al Nassr. Fansat pushtuan dyqanin zyrtar të klubit për të blerë fanella me emrin dhe numrin e portugezit.

Top Channel