Në prag të ndërrimit të vitit në tregun e Fierit çmimet e gjelave të detit thyen rekord.

Sot shpendi i festës shkon në 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që rika e detit shitet me 1600 lekë. Për blerësit kjo rritje është abuzive.

Por nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.

Përballë këtyre çmimeve marramendëse shumë blerës janë shprehur se në këtë fundvit gjeli i detit do të mungojë në tryezën e festave.

Top Channel