Lufta e demave për fundviti në Kosta Rika ringjall traditën spanjolle, por më mëshirueshëm (fotot)

31/12/2022 18:42

Demi del me furi nga ndarja e tij dhe lëshohet me vrull ndaj sfiduesve të tij në rërën e fushës.

Disa nga matadorët amatorë i shmangen me shkathtësi por të tjerë përfundojnë në ajër nga goditjet, në arenën e demave në Zapote, San Jose.

Kosta Rika kryen luftë me dema vetëm për fund viti dhe ndryshe nga luftimet ne Spanje, demi nuk preket, por vetëm duartrokiten matadorët më të zotë për shmangiet e tyre apo rrëzimin e demit nga lodhja.

Por kreu i shoqatës së kafshëve Juan Carlos Peralta, thotë se tradita nuk është më një justifikim pasi celebrimet gjithsesi shkaktojnë gjithsesi “vuajtje” për demin.

Ne celebrime të tilla në Kosta Rika demat nuk vriten dhe kafshët mund të shfrytëzohen disa javë më vonë në evente të tjera, sipas rregullores.

Ndërsa matadorët sfidues vijnë nga çdo fushë e jetës si shoferë, taksiste e doktorë, që provojnë fatin e tyre me demin.

William Portugues, teknik sistemesh sigurie dhe matador amator, tha shfaqjet janë një traditë zbavitëse e fundvitit.

“Ne zbavitemi shumë këtu në arenën e demave sepse asgjë nuk është e parashikuar. ‘Levantín’ quhet kur demi e kap personin dhe e ngre në ajër, ai bie dhe demi e ngre përsëri, duke e rrotulluar në rërë.”

FOTO GALERI
1/5
Demi del me furi nga ndarja e tij dhe lëshohet me vrull ndaj sfiduesve të tij në rërën e fushës.

Top Channel