Pas një lumë komentesh negative dhe paragjykimesh nga publiku, Elhaida dhe Lediani kanë komentuar situatën mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”.

Elhaida u shpreh se në lidhje me reagimin e saj, është konsultuar me Ledianin, i cili kishte vendosur të mos jepte shpjegime më shumë, pasi nëse nis diçka e re është e logjikshme që diçka më e “vjetër” ka përfunduar dhe kjo gjë ska nevojë për shpjegim..

Nga ana tjetër Elhaida tha se i detyrohej një sqarim publikut në momentin që kishte vendosur ta bënte publike një gjë të tillë dhe tha se ndjenja mes tyre ka qenë reale që në momentin e parë dhe shpreson që ta lejojnë ta jetojë ashtu siç do dë vijë për aq sa do të zgjasë.

Fatma: Në një histori treshe  dashurie është gjithmonë vajza ajo që kryqëzohet. Ajo që më vjen keq është qëndrimi I Ledianit në këtë histori, Elhaida u detyrua të jepte një sqarim, por këtë gjë duhet ta kishte bërë Lediani, po të kishte mbajtur një qëndrim Lediani e të tregonte që ajo që kishte më parë kishte mbaruar dhe kjo është diçka e re, nëse do të qartësonte gjërat Lediani reagimi do të ishte më I zbutur nga publiku

Lediani: Se kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta ,banim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq.

Elhaida Dani: Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete.

Valbona Selimmlari: Nuk duhet ti marrësh leje askujt ta jetosh jetën tënde.

 

Top Channel