Këtë të shtunë e ka Haalandin kundërshtar: Doja ta merrja te Chelsea, por s’ishte e thënë

30/12/2022 23:15

Frank Lampard, trajner i Evertonit, zbuloi këtë të premte, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Manchester City-n, se ka tentuar të marrë Haalandin kur ishte në krye të Chelseat dhe sulmuesi ende luante për Salzburgun në Austri.

“Ai është një lojtar fantastik. Vetëm lojtarët që janë në një nivel të lartë mund të bëjnë atë që ai ka bërë në një kampionat tepër cilësor. Kam luajtur kundër Haalandin (si trajner) kur isha te Chelsea dhe ne u përballëm me Salzburgun në një ndeshje miqësore. U përpoqa që ai të vinte te Chelsea, por nuk ishte e thënë”, deklaroi Lampard.

Duhet theksuar se sulmuesi norvegjez, aktualisht te Manchester City dhe kundërshtari i Evertonit të shtunën, u largua nga Salzburgu për t’iu bashkuar Borussias së Dortmundit në mesin e sezonit 2019/2020.

Gjiganti norvegjez iu bashkua Manchester City-t në fillim të këtij sezoni. Haaland ka shënuar në total 26 gola dhe ka dhënë tre asistime në 20 ndeshje për “qytetarët”.

Top Channel