Efekti Ronaldo, klubi i Al-Nassr përfiton nga fama e CR7 dhe thyen rekord pa u mbushur 24-orë

31/12/2022 10:30

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Tratativa e cila kishte nisur prej kohësh mes palëve përfundoi me sukses dhe tashmë CR7 është lojtari më i paguar në botë teksa nga kontrata me arabët do të përfitojë plot 200 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, edhe klubi i Al-Nassr ka përfitimet e tij nga një lëvizje kaq e bujshme duke njohur të gjithë famën që rrethon një personazh si Cristiano Ronaldo. Madje, te Al-Nassr menjëherë është ndjerë efekti i 37-vjeçarit teksa ende pa u mbushur 24-orë nga zyrtarizimi i marrëveshjes, në faqen zyrtare të klubit në Instagram janë shumëfishuar ndjekësit.

Nëse para prezantimit të Ronaldos, Al-Nassr numëronte diçka më shumë se 800.000 ndjekës, tashmë në llogarinë e tyre janë aktivë më shumë se 3 milionë. Mjafton kaq për të kuptuar arsyen pse Al-Nassr këmbënguli aq fort për CR7, teksa arabët presin të përfitojnë shuma të mëdha nga marketing.

Top Channel