Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara Kryeministri Edi Rama në vend të konferencës për shtyp te fundvitit preferoi t’i uronte shqiptarët përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale duke e vënë theksin tek Pakoja e Madhe e mbështetjes financiare për rreth 1 milion shqiptarë.
“Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe”.
Kryeministri angazhohet për vijimin e mbështetjes të pensionistëve gjatë vitit 2023.
“Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket”.
Pakoja e Madhe thotë kryeministri, përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë.
“Duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja”.
Mesazhin e fundvitit kreu qeverisë shqiptare e mbyll duke theksuar se E mira s’ka fund, dhe kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave sepse jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa.
Top Channel