Në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes me Evertonin, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s, trajneri i Mancheser City-t, Pep Guardiola, në mënyrë të pashmangshme iu desh t’u përgjigjej disa pyetjeve për legjendën Pele, i ndarë nga jeta një ditë më parë.
Spanjolli tha se nuk e kishte parë kurrë Pelenë duke luajtur futboll, por nënvizoi se ndikimi i tij në lojën më të ndjekur në botë ishte unik.
“Kam folur tashmë me shumë njerëz që më thonë se ai ishte më i miri i historisë. Gjithçka që bëri (jo vetëm fitimi i tri Kupave të Botës, por golat që shënoi), mënyra se si luajti, shënoi një epokë. Nuk kam lindur as kur ka luajtur, por është si një film i mirë, trashëgimia mbetet dhe ne vazhdojmë të flasim për të shumë kohë më pas. Si një film i mirë, një libër i mirë. Pelé, Maradona, Cruyff, Messi, Beckenbauer, Ronaldo, këta lojtarë do të jetojnë përgjithmonë. Kanë bërë shumë për shumë vite, e bëjnë profesionin tonë më të mirë”, ishte përmbledhja e Pep për këtë temë.
Top Channel