La për të dëshiruar në Botëror, vendi organizator largon trajnerin

30/12/2022 22:02

Pothuasje dy javë nga përfundimi i Botërorit, Federata e Futbollit të Katarit, vendit organizator të turneut, ka larguar trajnerin spanjoll Felix Sanchez Bas.

Një vendim i pritshëm, madje i vonuar pas zhgënjimit të të përfaqësueses aziatike, që u eliminua që në fazën e grupeve me tri humbje radhazi. Kontrata e spanjollit, në fakt, skadon këtë të shtunë, por sigurisht që drejtuesit e futbollit në Katar nuk ia kanë rinovuar.

Katari ishte përgatitur në maksimum sa i përket infrastrukturës, por la shumë të dëshiruar në fushën e blertë, duke rezultuar pa dyshim përfaqësuesja më e dobët që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror.

Top Channel