Foto ilustruese

Një magazinë në Elbasan ka marrë flakë, për pasojë janë djegur dy automjete.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Katund i ri, në magazinën në pronësi të 26-vjeçarit me iniciale I. H.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa vijon puna për hetimin e plotë.

Njoftimi policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete..

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel