Festa ka vetëm një emër, Top Channel/ Portokalli, DWTS dhe Big Brother Vip Albania! Ditë festive me programet më të dashura

31/12/2022 13:01

Top Channel do të jetë në shtëpitë e të gjithë shqiptare në këto festa, me një programacion të mbushur me spektakle e emisione që do të përcjellin atmosferën festive.

Mëngjesi i 31 dhjetorit nisi me një program special të Wake Up nga sheshi Sheshi ‘Skënderbej’. Në 20:15 do të jeni në shoqërinë e Devit dhe Dorit me emisionin investigativ Fiks Fare.

Spektakli Festiv i vitit të ri 2023 vjen me titullin “MAKINA E KOHËS”. Është kthyer ne traditë tashmë që në natën e ndërrimit të viteve  ta kaloni me trupën e aktorëve të “Portokalli”.

Festën e madhe të humorit e sjell vetëm Top Channel! Makina e Kohës, është nisur!

Narta finale e “DWTS” më 1 janar në orën 21:00 do të jetë një festë e vërtetë ku jo vetëm finalistët do të vallëzojnë, por do të ketë shumë surpriza, festë, argëtim, dhe finalistë të merituar, e gjitha një festë e paharruar!

“Big Brother VIP 2” ju lë takim më datën 3 janar për një mbrëmje plot surpriza, për tu takuar sërish edhe më 7 janar, si gjithmonë në orën 21:00.

Më 8 janar në orën 12:45 do të rikthehet ‘Fans’ Club BBVIP 2, aty ku banorët e shtëpisë më të vëzhguar bëhen pjesë e të gjithëve.

Për të vijuar më pas me “E Diell” ndërsa në mbrëmje Përputhen Prime do të sjellë edhe historitë e dashurisë së njerëzve të thjeshtë por edhe atyre publik, të cilët si të ftuar special do të rrëfejnë mbi dashurinë e tyre.

Gjatë gjithë javës nuk do të mungojnë as filmat artistikë, seriale, vizatimorë, dokumentarë e koncerte.

Ashtu si çdo vit Top Channel mendon se si të kaloni festat në shtëpitë tuaja. Edhe kësaj here nuk do të mungojnë programet plot emocione që do të na mbajnë të gjithëve të mbërthyer pas ekranit.

Top Channel ju uron gëzuar festat!

Top Channel