“Pakoja e Madhe”/ Shpërblehen me 20 mijë lekë punonjësit e administratës

31/12/2022 08:46

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se do të shpërndahen 20 mijë lekët të reja nga “Pakoja e Madhe” për punonjësit e administratës.

Ky shpërblim do të merret vetëm nga punonjësit me pagën nën 60 mijë lekë, ku përfshihen sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët dhe nëpunësit e shkallëve më të ulëta.

Njoftimi i plotë: 

MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja

Top Channel