Katër kafka njerëzore zbulohen nga doganat në pakot e bandave nga Meksika drejt SHBA (fotot)

31/12/2022 17:23

Mbetjet njerëzore të mbështjella me letër alumini u zbuluan në aeroportin e Queretaro teksa dërgoheshin drejt Karolinës së Jugut në SHBA.

Katër kafka njerëzish u zbuluan në një pako në një aeroport lokal të Meksikës para se të niseshin me postë private drejt SHBA, njoftonin autoritetet vendase.

Kafkat ishin mbështjellë me letër alumini brenda një paketimi prej kartoni në aeroportin e Meksikës qendrore, thanë zyrtarët e Gardës Kombëtare.

Pakoja makabre vinte nga shteti perëndimor bregdetar Michoacan – që është një nga më të dhunshmit në vend – dhe kishin si destinacioin një adresë në Manning, në Karolinën e Jugut.

Garda kombëtare nuk dha më shumë detaje mbi moshat, identitetin apo motivet e mundshme të dërgimit të mbetjeve njerëzore.

Për transportimin e objekteve të tilla nevojitet leje nga autoritetet kompetente shëndetësore por në këtë rast duket qartë që bëhej për objektiva ilegalë, si koleksione për njerëz te sëmure, rituale ilegale dhe praktikim të riteve të ndaluara fetare, ose dëshmi te vdekjes se nje personi.

Autoritetet e Queretaro ishin vënë në alarm kur panë në makinën e skanimit me reze X format e pazakonta duke zbuluar më pas objektet makabre.

Michoacan është një nga shtetet më të dhunshme në Meksikë, i dominuar nga karteli i drogave ‘Viagras’ me qendër në qytetin e Apatzingan.

FOTO GALERI
1/2
Autoritetet e Queretaro ishin vënë në alarm kur panë në makinën e skanimit me reze X format e pazakonta

Top Channel