15 të vdekur, 47 të plagosur nga përplasja e autobusit turistik në Meksikë (fotot)

31/12/2022 19:14

Mediat shkruanin sonte se pesëmbëdhjetë njerëz janë vrarë sot tragjikisht dhe 47 po trajtoheshin nga mjekët për plagët e marra në një aksident të rëndë, ku një autobus me turistë u përmbys në autostradën e Nayarit në perëndim të Meksikës.

Zyrtarët në shtetin Guanajuato në bregdetin Paqësor të vendit, thanë se pasagjerët vinin të gjithë nga qyteti i Leon, dhe shumë ishin të afërm me njëri-tjetrin.

Shpesh në Meksikë miq ose të afërm mbledhin paratë për të marrë një autobus me qera, për të shkuar në pushim së bashku.

Prokurorët në Nayarit thanë se aksidenti ndodhi në një pjesë rruge rurale dhe se mes viktimave ishin katër fëmijë.

Mediat vendase thanë se ata po ktheheshin nga Guayabitos, një qytezë me plazh në Puerto Vallarta.

Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim nga autoritetet. Shumë të plagosur janë shpërndarë në spitalet vendore dhe nuk kishte informacione për gjendjen e tyre.

Top Channel