Policia tregon rreziqet e festës/ “Kujdes nga zjarret, nga gatimet me gaz dhe përdorimit të alkoolit në timon”

31/12/2022 15:15

Për të garantuar rendin gjatë festes së ndërrimit të viteve Policia e Shteti ka kaluar në gatishmëri  të përforcuar me gati 2 të 3 e kapacitetit të saj.

Uniformat blu do të jenë në çdo qytet prezentë në sheshe ku do të festohet, pranë resorteve e lokaleve, në ase rrugore me makinat inteligjente  dhe ne qendrat urbane.

Një apel I vazhdueshëm I policisë rrugore është respektimi I kodit rrugor për shmangien e aksidenteve dhe sidomos shmangja e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit. Në këto ditë festash ku tryezat janë plot dhe bëhet gëzuar me pije alkoolike një alternativë e sigurt është shërbimi taksi.

Një vëmendje të shtuar qytetarët duhet të kenë edhe për të shmangur dëmtimet nga mjetet piroteknike të cilat sipas udhëzimit të policisë së shtetit janë të kundraligjshme.

Një këshillë edhe për familjet që gatuajnë apo ngrohen me gaz të lëngshëm të bëjnë ajrosje të ambienteve dhe të kenë pajisje dedektuese për rrjedhje të gazit në ambient. Por edhe përdorimi I pajisjeve elektrike të gjitha në një kohë mund të sjellë pasoja siç ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë ku mori flakë paneli elektrik I një pallati që la pa energji elektrike banorët.

Për të gjithë emergjencat që qytetaret mund të kenë në këtë vigjilje të vitit të ri të telefonojnë numrin unik të emergjencave 112.

Top Channel