Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht të Pogradecit.

I riu me inciale K. L. është transportuar drejt spitalit të Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel