Shamanët peruanë parashikojnë fundin e luftës në Ukrainë: Ja muaji kur ndodh në 2023

31/12/2022 14:42

Në majë të një kodre të shenjtë në Lima, shamanët peruanë shpërndajnë gjethe koke e petale lulesh, ndërsa një gjarpër i quajtur Maria rrëshqet mbi postera të liderëve botërorë duke përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe presidentin e zgjedhur brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Është periudha e vitit kur shamanët i bien daulleve të tyre, këndojnë, fryjnë tymin e pinë lëngje të forta halucinogjene, për të bërë parashikimet e tyre për 12 muajt e ardhshëm. 2023-shi sipas tyre, do të sjellë dhe fashitjen e luftës në Ukrainë.

“Kjo luftë do të qetësohet, do të ketë paqe këtë vit, konflikti nuk do të shkojë përtej gushtit. I gjithë ai zemërim, i gjithë keqkuptimi mes Rusisë dhe Ukrainës, do të zbutet e do të rikthehet paqja”, tha  Cleofe Sedano, shërues shpirtëror.

Një tjetër shaman, shikon probleme këtë vit për Amerikën.

“Do të ketë më shumë vdekje në Amerikë, por kryesisht Amerika Veriore do të përballet më tepër me vdekje, kryesisht nga fatkeqësitë natyrore”, u shpreh Walter Alarcon, shërues shpirtëror.

Vëmendja e tij u kthye paskësaj, nga presidenti i porsazgjedhur Brazilian.

“Mandati i Lulës, në fillim, do të jetë pak i komplikuar sepse do të ketë kundërshtarë që nuk do të pajtohen me mënyrën e tij të të menduarit,  por më pas gjërat do të sheshohen dhe do të ecin mirë për të, duke bërë që Lula të luajë rol mjaft të pozitiv në Brazil”, tha Walter Alarcon, shërues shpirtëror.

Gjatë mbledhjes së tyre, shamanët pinë ayahuasca, apo verën e vdekjes, një pije tradicionale nga Amazona, e famshme për efektet e saj halucinogjene.

Top Channel