E premte, 17 Nëntor 2023
11:29
BE arrin marrëveshje: Mbetjet nuk shkojnë në vendet që s`i përpunojnë dot

Ligjvënësit e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje për rishikimin e rregullores së bllokut lidhur me dërgesat e mbetjeve dhe për t’i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t’i përpunojnë siç duhet.

11:27
Gazetari gjerman merr qindra mijëra euro nga Putin, tjetërsoi imazhin e tij në Gjermani!

Gazetari dhe autori gjerman Hubert Seipel, i njohur për raportimet e tij nga Rusia dhe intervistat me Putinin, gjendet në mesin e një skandali, nga i cili zor të dalë pa lagur.

11:15
Statistikat në favor, Shqipëria synon fitoren e tretë në Moldavi

Në gjashtë duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri.

11:13
Ekspertja e motit: Shqipëria do preket më shpesh nga stuhitë!

Ekspertja e IGJEO Anira Gjoni duke folur për ndryshimet klimaterike që vendi unë është përballur vitet e fundt në “Wake Up”, ka treguar se Shqipëria do preket edhe më shpesh nga stuhitë në të ardhmen.

10:52
Moti i keq, anulohen lundrimet nga porti i Durrësit drejt Barit

Lundrimet drejt Barit dhe anasjelltas janë pezulluar për shkak të motit të keq.

10:42
Ekspertja e IGJEO: Temperaturat këtë fundjavë shkojnë deri në -4 gradë! Do të mbizotërojë i ftohti dhe shiu

Ekspertja e IGJEO, Anira Gjoni e ftuar në emisioni “Wake Up”, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, por edhe për ditët në vazhdim.

10:36
Tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij në Dibër, në pranga 55-vjeçari

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy bashkëfshatarëve në fshatin Selishtë të Dibrës.

10:34
Njeriu me hundën më të madhe në botë/ Jeta misterioze e Thomas Wadhouse, si u bë temë satire në media dhe cirk

Gjatë shekullit të 18-të, një burrë nga Yorkshire tërhoqi vëmendjen e kolegëve anglezë jo për idetë e tij, por për madhësinë e jashtëzakonshme të hundës.

10:30
Kërcënimi global i fruthit vazhdon të rritet, miliona fëmijë të pavaksinuar

Pas viteve të rënies së numrit të vaksinimit kundër fruthit, rastet e kësaj sëmundjeje në vitin 2022 janë rritur me 18%, dhe vdekjet janë rritur me 43% globalisht (krahasuar me 2021).

10:21
Iu gjetën dy armë zjarri dhe municion luftarak në shtëpi, arrestohet një 51-vjeçar në Librazhd

Një 51-vjeçar nga fshati Dranovicë në Librazhd është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

10:11
Video/ Qeni i presidentes moldave kafshon presidentin austriak

Qeni i presidentes moldave Maia Sandu ka kafshuar në dorë presidentin austriak Alexander Van der Bellen.

10:01
OBSH shpall zyrtarisht vetminë një kërcënim urgjent për shëndetin global!

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për shëndetin global, ndërsa një kirurg amerikan ka thënë se efektet e saj në vdekshmëri janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë.

09:56
25 filtra të rinj për fotot tuaja, Instagram nuk ndalet me risitë

Platforma në pronësi të Meta-s, Instagram ka ardhur me risi ditët e fundit veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyra se si ne mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.

09:55
Uruguaji triumfon në Argjentinë! Super Diaz, Kolumbia përmbys Brazilin

Bien Argjentina dhe Brazili në ndeshjet eliminatore të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Kampionët e Botës në fuqi u surprizuan 0-2 nga Uruguaji i Marcelo Bielsas në “La Bombonera”.

09:49
U kap me armë zjarri dhe municion luftarak në një lokal në Tiranë, arrestohet një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

09:37
I siguroi një të huaji kontratë punësimi fiktive që të hynte në Shqipëri dhe të kalonte drejt vendeve të BE-së, në pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi i siguroi një të huaji kontratë punësimi fiktive që të hynte në Shqipëri, dhe më pas të kalonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

09:35
Gjermani/ Derri socialist që mbijetoi ndryshimin e sistemit

Jeta në socializëm i ka kalitur dhe derrat, si Leicoma, derri gjermano-lindor që mbijetoi ndryshimin e sistemit.

09:32
Sulmuesi i Interit tregon pengun e jetës: Si i fala këpucët e Messit

Marcus Thuram, djali i Lilian Thuram, tregoi për DAZN një histori kur babai i tij luajti në Barcelonë kundër Lionel Messit, në fillim të karrierës së argjentinasit.

09:29
Video-lojërat dhe inteligjenca artificiale ushqejnë dezinformimet për luftërat

Kishte diçka që nuk shkonte në një video të Rrezes së Hekurt, sistemit më të ri të mbrojtjes ajrore laserike të Izraelit, por shumë njerëz, mes milionave që e shikuan dhe e shpërndanë atë në rrjetet sociale, nuk ishin në dijeni.

09:22
BERZH mbështet planin prej 4 miliardë eurosh për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia e qymyrit

Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Botërore, do të mbështesin një plan prej 4 miliardë eurosh (4.35 miliardë dollarë) për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia me qymyr, tha kreu i BERZH për Reuters.

09:13
“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur”, Shakira flet për jetën e saj të re në Amerikë!

Ylli i muzikës pop Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit.

09:12
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Prokuroria dërgon për gjykim katër të miturit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 të mitur të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

09:10
Veliaj uron 79-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit: Krenarë për Tiranën tonë, më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

09:07
Dita e Kombëtares, kuqezinjtë për të shkruar historinë në Kishinjev

Kombëtarja zbret sot në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024.

08:55
“Tempulli”/ I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 27-vjeçari në kryeqytet

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në kryeqytet.

08:45
Erdogan në Gjermani, tensione me Scholz për konfliktin në Lindjen e Mesme!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan viziton sot Berlinin.

08:34
Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në unazën e Sukthit në Durrës.

08:26
Loti 2 i Unazës Verilindore në Paskuqan, Rama: Janë realizuar 80% të punimeve

Punimet në lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, e cila është pjesë e unazës së madhe të Tiranës po shkojnë drejt përfundimit.

08:11
Gaza lë në hije vizitën e Erdoganit në Gjermani

Ata kanë pikëpamje të kundërta për luftën e Izraelit me Hamasin dhe qëndrime kontradiktore ndaj Moskës, pas ndërhyrjes së saj në Ukrainë, por kur udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Turqisë të takohen të premten në Berlin, ata do të kenë shtytje të forta ekonomike dhe elektorale për të biseduar.

08:05
Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb, një sistem frontal do të sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku më të theksuara do të jenë në skajin Verior-verilindor të vendit.

E enjte, 16 Nëntor 2023
23:09
Lajm i keq për Ancelottin, “ylli” francez do të mungojë dy muaj

Probleme për Carlo Ancelottin te Reali. Trajneri italian i “Los Blancos” mësoi këtë të enjte se nuk do të mund të llogarisë Eduardo Camavingan deri në mes të janarit.

23:06
Borell drejtuar Izraelit: Mos lejoni që një tmerr të justifikojë tjetrin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borell, i kërkoi Izraelit të mos lejojë që një “tmerr” të justifikojë tjetrin, duke nënkuptuar sulmet që po ndodhin.

23:03
Skandal në Francë/ Drogoi deputeten për të abuzuar me të seksualisht, arrestohet senatori

Një senator francez u mor në pyetje të enjten në Paris, pasi dyshohet se kishte droguar një anëtare të parlamentit me qëllim abuzimin me të seksualisht.

23:01
Ronaldo barazon Lukakun, kualifikohet edhe Sllovakia

Portugalia vijon ecurinë perfekte në ndeshjet eliminatore të Euro 2024. Përfaqësuesja luzitane mposhti 0-2 Lichtensteinin dhe shkon në kuotën e 27 pikëve në nëntë ndeshje të zhvilluara gjithsej.

23:00
“Nuk ke pikë turpi”, debati i fortë në “Top Story” mes studiuesit dhe ish-zëdhënësit të Belerit

Ish-dhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli dhe studiuesi Ardit Bido janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili degradoi deri në ofendime.

22:50
Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk e ka përcaktuar nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë ende asnjë vlerësim nëse Izraeli ka “shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar”.

22:37
SHBA, ligji për përgjimet pa leje nga gjykata pritet të miratohet sërish me gjithë thirrjet për reforma

Një pjese të ligjit federal që u jep agjencive të zbulimit amerikan të drejtën për të kryer mbikëqyrje pa autorizim të komunikimeve të personave që nuk janë shtetas amerikanë jashtë vendit, do t’i përfundojë afati në fund të vitit, duke shtuar presionin mbi Kongresin për të miratuar zgjatjen e afatit të tij, megjithëse aktivistët që luftojnë për ruajtjen e privatësisë kërkojnë që ai të ndryshojë.

22:29
Moldavi-Shqipëri, Veliaj fton qytetarët në “Tirana Fan Zone”: Të mbështesim shqiponjat kuq e zi, për ëndrrën e përbashkët evropiane

Shqipëria përballet nesër me Moldavinë, ku do të mjaftojë vetëm një pikë që na kualifikon për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Berlin.

22:28
Kosovë/ Mes akuzave dhe debatit, miratohet në parim projektbuxheti 2024

Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2024.

22:17
“Çështja është shumë serioze”/ Gazetari në “Top Story”: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë kthyer në pikën zero

Gazetari Erald Kapri shpjegoi për “Top Story” pasojat që do të sjellë “vetoja” e Greqisë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

22:13
“Veto” e Greqisë për negociatat/ Vangjeli: Kjo çështje nuk kalon as 10 ditë pa një zgjidhje! Curri aludon lirimin e Belerit?

Çështja ‘Beleri’ ka kthyer sërish në skenë kërcënimin e përhershëm grek përmes vetos ndaj Shqipërisë për integrimin në BE.

22:03
Trajneri i Maqedonisë së Veriut kërcënon Italinë: S’jemi për turizëm këtu

“Kur punon në botën e futbollit, gjithmonë shpreson të jesh të suksesshëm. Asgjë nuk ndryshon as nesër, ne nuk jemi këtu për turizëm, duam më të mirën.”

21:54
“A meriton Shqipëria të ndëshkohet për Fredi Belerin?” Vangjeli debat me Miçon në “Top Story”

Ish-deputeti i minoritetit grek, Thoma Miço dhe analisti Lorenc Vangjeli janë përfshirë në debat në lidhje me bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë për shkak të çështjes “Beleri”.

21:43
Laburisti ‘konspiracionist’ zemëron Britaninë duke quajtur sulmet e Hamas ‘operacion i inskenuar’ si justifikim për luftën (fotot)

Piers Corbyn vëllai i ish-kreut të partisë laburiste në Britani ka trazuar sërisht ujërat në opinionin vendas duke pretenduar se sulmet e 7 tetorit nga Hamas në Izrael ishin një operacion i inskenuar nga Izraeli, ndërsa vëllai i tij Jeremy refuzonte të quante Hamas ‘grup terrorist.’

21:37
Nga “fshesa” tek “veto”, si kërcënon Greqia?/ Vangjeli për “Top Story”: Mënyra e presionit e gabuar

Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për kërcënimet e Greqisë për situatën e tensionuar pas arrestimit të Fredi Belerit, të cilat i konsideron tentativa presioni të gabuara.

21:35
SHBA i shpreh shqetësime Izraelit për shkeljet e Programit të Heqjes së Vizave: Masa përpara pezullimit përfundimtar

Qeveria amerikane i ka shprehur shqetësimet qeverisë izraelite se mbajtësit e pasaportave amerikane nga Bregu Perëndimor nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë tranzit përmes Izraelit siç kërkohet nga Programi për heqjen e vizave, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller.

21:35
Diskutimet me kryenegociatorët në Bruksel, Lajçak: Ishin të frytshme

Sot është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

21:16
Aksident në Kavajë! Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, ndërron jetë 28-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, në Kavajë.

21:01
Lakra e bardhë e Postribës! Vlerat dhe kushtet e kultivimit

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 100 vjet, në zonën e Drishtit të Shkodrës lakra e bardhë që i përket familjes Brassica oleracea convar. capitata L.

20:51
Formacioni ndaj Moldavisë, Sylvinho u beson fitimtarëve

Formacioni që fiton nuk ndryshon. Do të dukej e pakuptimtë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, të hynte në aventurë me ndryshime në 11-shen që do të hedhë në fushë në sfidën me Moldavinë, teksa SuperSport ka mësuar tashmë edhe formacionin me të cilin do të nisë “finalen” e së premtes.

20:40
Rrëshqet rruga në Levan, nxënësit braktisin shkollën! Çudit administratori: Rruga është bashkëkohore, s’di gjë për nxënësit

Sot në vitin 2023 ka ende shumë fshatra të thella që vuajnë për shërbimet më elementare dhe kryesore siç janë rruga e shkollimi.

20:32
A mund të shtosh në peshë prej ujit me gaz, çfarë duhet të dini

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

20:22
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Forin: Jo i papritur, ka pikëpyetje për zbatimin

Marrëveshja e firmosur javën e shkuar në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate të gjera.

20:13
Spanja mposht Qipron, Hungaria barazim “in extremis” në Bullgari

Spanja me tri pikët e radhës, por ende jo vendin e parë në Grupin A kualifikues të Euro 2024, falë suksesit 1-3 në fushën e Qipros.

19:47
Virozat “mposhtin” Covid! Simptomat janë të njëjta, duhet testim për t’i dalluar

Në këtë sezon duket se virozat stinore predominojnë kundrejt virusit të Covid-19, i cili vijon të qarkulojë në vendin tonë por në shifra më të ulta krahasuar me dy muaj më parë ku u duk se pati një valë të re.

19:47
Në kërkim për grabitje dhe vrasje në tentativë, bie në pranga në Greqi 40-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar shqiptarin Marjan Lici të shpallur në kërkim për veprat penale vrasje në tentativë, grabitje dhe mosbindje.

19:36
Euro ulet sërish! Ngushtohet defiçiti, turizmi, emigrantët dhe investitorët sollën më shumë euro

Monedha kombëtare po i sfidon të gjitha valutat e tjera.

19:34
Të shtëna me armë në Jerusalem, Hamasi merr përgjegjësinë e sulmit

Krahu i armatosur i Hamasit, al Qassam, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat që ndodhën në Jerusalem.

19:32
Emigrantët të tregojnë adresat! Ligji që i detyron nëse duan të marrin shërbime nga e-Albania

Shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda apo jashtë vendit nuk do të jenë në gjendje të marrin shërbime online nga portali qeveritar e-Albania nëse nuk deklarojnë në mënyrë të saktë vendbanimin e tyre.

19:29
Kryebashkiakja franceze dënon dëmtimet ‘e përçmuara’ të varreve hebreje të Luftës I Botërore (fotot)

Zyrtarët francezë dënonin sot shkatërrimet e gurëve të dhjetë varreve hebrenje në një varrezë ushtarake gjermane në veri të Parisit, në një kohë kur aktet anti-semite po shumëfishohen në vend.

19:27
Takimi më ‘hot’ në “Për’puthen”/ Gabriela dhe Mario zhvishen në lavazh, Aureli i kthehet keq: Me mua, s’ke më punë

Një takim të parë kaq ‘të  nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.

19:24
“Një tjetër spital nën sulm në Gaza”, mjekët: S’mund të realizonim operacionet, katastrofë

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe raporton se spitali Baptist al Ahli është nën “sulm të dhunshëm”.

19:17
Veliaj nga New Yorku: Mezi pres ta kthej Presidencën e Qyteteve të Ballkanit B40 në një platformë inovacioni, kreativiteti dhe bashkëpunimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në SHBA, Jorrit de Jong, drejtor i “Bloomberg Harvard City Leadership Initiative”, qendër që punon me kryebashkiakë të ndryshëm nga e gjithë bota, me fokus në lidership, menaxhim dhe inovacion.

19:10
Përfundon në spital 4-vjeçarja, dyshohet se është rrëzuar në çerdhe

Një 4-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuentonte.

19:03
Emigrantët largohen nga Rusia prej frikës së rekrutimit në luftën në Ukrainë (fotot)

Për shumë rezidentë të ish-republikave sovjetike të Azisë qendrore, Rusia ka qenë destinacioni i preferuar i emigrimit.

19:02
Studimi: Magjistarët, më pak të prirur ndaj sëmundjeve të shëndetit mendor sesa krijuesit e tjerë

Magjistarët kanë më pak gjasa të përjetojnë sfida të shëndetit mendor, sesa krijuesit e tjerë, sipas një studimi të ri.

19:01
Sa herë në ditë ndihen të uritur fëmijët?

Fëmijët ankohen se janë të uritur mesatarisht katër herë në ditë, ose gati 1,500 herë në vit.

19:00
Laporta nuk e vë në diskutim mbështetjen për Xavin: Jemi krenarë që e kemi

Joan Laporta vizitoi punimet në “Camp Nou” këtë të enjte dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh besimi ndaj Xavi Hernandezit dhe skuadrës. Presidenti i “blaugranave” shprehu publikisht mbështetjen për trajnerin.

18:44
Mesfushori moldav: Shqipëria ka fituar falë tifozëve, e mbështesin fuqishëm

Mesfushori moldav Vadim Rata ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në krah të trajnerit Kleshchenko, para përballjes ndaj Shqipërisë, që do të vendosë jo pak sa i përket rrugëtimit të tyre në Euro 2024.

18:44
Një tjetër shtet pranë anëtarësimit, SHBA: Suedia së shpejti do të jetë në NATO

Ambasadori amerikan në Hungari deklaroi se Shtetet e bashkuara besojnë se së shpejti Suedia do të jetë anëtare e NATO-s.

18:43
Drake dhe J. Cole rikrijojnë foton ikonike të Ronaldos dhe Messit duke luajtur shah

Drake dhe J. Cole konkurruan kundër njëri-tjetrit përmes shahut, ping-pongut dhe basketbollit në videoklipin e ri për “First Person Shooter”, i cili u publikua të mërkurën.

18:38
“Jam i dashuruar me ty, më ke lënduar në shpirt”, letra nga burgu i Peqinit që shtangu Megi Pojanin

Megi Pojani mori sot në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.

18:37
Karikaturat në mediat egjiptiane përshkruajnë Izraelin, SHBA, ‘të larë’ në gjakun e Gazës (fotot)

Që prej sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor me më shumë se 1000 të vdekur dhe nisjes së bombardimeve izraelite mbi Gaza ku janë vrarë më shumë se 10 000 njerëz, mediat egjiptiane kanë publikuar deklarata të ashpra dhe ilustrime ku fajësojnë Izraelin dhe SHBA për përshkallëzimin në Gaza, shpeshherë të quajtura ‘anti-semite’ në Perëndim.

18:26
Parlamenti turk shtyn vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk hapi debatin mbi aplikimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por shtyu procedurat për një datë të mëvonshme pa marrë ndonjë vendim.

18:25
Ushtria izraelite: Mund të duhen javë për të kontrolluar plotësisht spitalin Al-Shifa

Spitali Al-Shifa mbetet objektiva e ushtrisë së Izraelit, por sipas tyre do të duhen javë për ta marrë nën kontroll.

18:24
Hezbollahu dhe IDF vazhdojnë luftimet përtej kufirit Izrael-Liban

Izraeli lëshoi ​​raketa dhe sulme artilerie në periferi të fshatrave kufitare libaneze Naqoura, Blida, Alma Al-Shaab dhe Labouneh, gjatë gjithë mëngjesit të së enjtes, raportoi Agjencia Kombëtare Libaneze e lajmeve.

18:21
Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës në jug të Gazës

Forcat izraelite paralajmëruan palestinezët që të largohen nga pjesët e Gazës jugore, thanë banorët e zonës të enjten, një sinjalizim se Izraeli mund të zgjerojë ofensivën në zonat ku tashmë kanë shkuar qindra mijëra njerëz nga veriu i territorit që ndoqën urdhrat e mëparshëm për evakuim.

18:08
Fiton çmimin e rëndësishëm në gazetari! Gazetarja e ‘Inside Story’ në luftë me tumorin: Kam bërë një gabim!

Entela Barjamaj, gazetarja investigative e ‘Inside Story’ ka fituar çmimin “Vangjush Gambeta” 2023 me dokumentarin “Bordi i (Mos) Transparencës”.

18:04
​Zelensky: Kushtojini vëmendje Ballkanit, Rusia ka një plan të gjatë

“Rusia po përpiqet të nisë një luftë në Ballkan”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për gazetarët nga Afrika.

18:03
Osmani në samitin më të madh të teknologjisë në botë: Kosova, shembull inspirues

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit në Lisbonë.

17:58
Peshku ‘grykëfryrë’ zbulohet si autori ‘romantik’ i rrathëve misteriozë të rërës në oqean (foto-video)

Disa rrathë të mëdhenj në rënën e fundit të deteve me motive të përkryera dekorative, kishin habitur prej kohësh zhytësit që hidhnin hipoteza nga më të ndryshmet për origjinën e tyre.

17:51
Lufta në Ukrainë/ Artistja ruse Sasha Skochilenko dënohet me 7 vite burg për mesazhe kundër luftës

Një aktiviste ruse kundër luftës është dënuar me shtatë vjet në një koloni penale për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

17:50
​“Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit drejt Bazelit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen kundër Kombëtares së Zvicrës.

17:47
Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë, tentativë për të ndaluar azilkërkuesit

Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, më 18 nëntor, për të ndalur valën e azilkërkuesve.

17:41
Provat ditore të “DWTS”/ Ina Kollçaku dhe Joana ironizojnë jurinë: Iliri profesori i matematikës  

Ina Kollçaku ka ironizuar jurinë së bashku me balerinën e saj Joanën, gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars”.

17:38
Melodia e Mariza Ikonomit! Këngëtarja, nënë për herë të parë

Mariza Ikonomi është bekuar me fëmijën e saj të parë.

17:33
Sylvinho: Jemi për fitore! Barazimi nuk është një opsion

Shqipëria ka ardhur në Moldavi për të fituar.

17:31
​A do të jetë ky dimër më i ngrohti i regjistruar në botë?

Në një vit të shënuar nga rikthimi i fenomenit të motit El Nino, një verë jashtëzakonisht e nxehtë, një sërë ngjarjesh ekstreme të motit dhe ndikimi gjithnjë e më i dukshëm i ngrohjes globale, ekspertët tani po parashikojnë se ky dimër ka të ngjarë të thyejë rekorde, duke u qenë më i ngrohti.

17:27
Mikroplastikat e gjetura te retë dhe shiu, ndikojnë në motin e temperaturat globale (fotot)

Shkencëtarë në lindje të Kinës kanë zbuluar nano-pjesëza plastike thuajse në të gjitha mostrat e ujit të shiut, te ngjashme me ato që gjenden në fibrat sintetike apo në ambalazhet.

17:23
Ngacmoi seksualisht punonjëset, pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi i njohur holandez

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Marc Overmars nga çdo rol në futboll.

17:23
Fifit “i qan zemra” për Gracianon, harron Luixhinon gjatë provave ditore të “DWTS”

Fifi dhe Luixhino po vijojnë provat e “Dancing With The Stars”, megjithëse konkurrentja mendon ende për balerinin që e ka shoqëruar në nisje.

17:03
Negociatat Kosovë-Serbi/ Negociatorët nuk u takuan përballë, Bislimi tregon çfarë ndodhi

Në Bruksel të enjten ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak takoi veç e veç kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i diskutimeve për normalizim të marrëdhënieve.

17:00
U dhunua nga grabitësit në Fier/ 54-vjeçari: Kur u thashë s’kam lekë, më goditën rëndë me qytën e armës

Tre persona hynë në shtëpi, më kërkuan lekët dhe më dhunuan, tregon për Top Channel 54-vjeçari që ra pre e një grabitjeje.

16:57
Punonjëset e fasonerive luftojnë për rrogat e tyre, përballë dhunës e kërcënimeve në Bangladesh (fotot)

Punonjëset thonë se janë goditur në duar e në krahë gjatë protestave për rrogat e ulëta, që po bëhen gjithnjë e më të dhunshme në kryeqytetin Daka.

16:51
SHBA fut në listë të zezë 10 persona nga Ballkani, mes tyre edhe ministri i Republikës Sërpska

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të enjte kanë futur në listën e zezë 10 persona, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.

16:49
Biden: Konflikti në Lindjen e Mesme nuk do të përfundojë deri në një zgjidhje reale me dy shtete

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se “përgjigja e vetme” për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit është “një zgjidhje reale me dy shtete”.

16:43
Hyjnë në një banesë për të grabitur! Autorët dhunojnë 54-vjeçarin

Disa persona kanë tentuar të grabisin një banesë në Fier, ndërsa kanë dhunuar pronarin e shtëpisë.

16:34
Reagimi i shqiptarëve në rrjetet sociale për marrëveshjen e emigrantëve, Bashkia Lezhë hap ‘konkurs’

Imagjinata e krijuesve të meme-ve të rrjeteve sociale ka rritur kulmin me zhvillimin më të fundit në vendin tonë, marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët.

16:31
Makina përplas barrikadat e ambasadës së Izraelit në Tokio, ndalohet shoferi (foto-video)

Një burrë përplasi sot makinën e tij me barrikadën para hyrjes së ambasadës së Izraelit në Tokio, duke plagosur oficerin që bënte roje.

16:30
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Sëmundjet e përhapura dhe uria, të pashmangshme në Gaza

Teksa qasja në karburant dhe burime të tjera zvogëlohet në Gaza, “shpërthimet masive të sëmundjeve infektive dhe urisë duken të pashmangshme” paralajmëroi të enjten Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.