Inside Story/ Trashëgimi nga babai, orëndreqësi: Edhe vajzës po i mësoj zanatin

27/03/2024 21:58

Edhe zanati i orëndreqësit është trashëguar nga brezi në brez, brenda familjes. Kjo është historia e familjes Muka nga Tirana.

“Quhem Bilal Muka gjithë jetën këtë profesion kam ushtruar e ka trashëgim nga im atë. Edhe ai ka punuar orëndreqës edhe ai ka punuar në hotel ‘Peza’. Aty ka qenë reparti i orëndreqësve. Mustafa Muka është im atë.Unë një vajzë kam dhe atë e kam marrë në dyqan. Ajo është me shkollë të lartë por duke parë gjendjen që profesionet po zhduken mendova që ky profesion të mos zhduket. Edhe unë kam punuar në hotel ‘Peza’ dhe aty ka patur edhe femra që kanë punuar si orëndreqëse kështu që mendova që edhe unë vajzës time ti trashëgoj profesionin”, u shpreh Bilal Muka-orëndreqës.

Pasioni i ndërthurur edhe me anën ekonomike e ka mbajtur të lidhur Bilal Mukën me rregullimin e orëve. Ashtu si edhe kategoritë e tjera ai i druhet tatimeve të larta.

“Pasioni është një anë e medaljes sigurisht që me këtë mbajmë familjen. Ekziston interesi se po të mos ekzistonte ndoshta do të ishin mbyllur të gjitha dyqanet e shërbimeve.Unë do të vazhdoj por ishalla nuk na tatojnë aq sa nuk na mban kurrizi se tatimet e shumta të falimentojnë”, u shpreh Bilal Muka, orëndreqës.

Top Channel