Lufta me emigracionin ilegal, britanikët të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë

27/03/2024 19:16

Drejtori i Përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme britanike, Bas Javid u prit sot në Tiranë, nga Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Lajmin e ka dhënë ambasada britanike në Tiranë, e cila shkruan se Javid u befasua me strukturat që janë ngritur bashkërisht nga oficerët britanikë dhe shqiptarë për të  përpunuar të dhënat e shtetasve shqiptarë që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, pa të drejtë qëndrimi në këtë vend.

Puna në partneritet ka qenë absolutisht çelësi i suksesit në reduktimin me mbi 90% të numrit të shqiptarëve që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar”-shkruan më tej ambasada britanike.

Top Channel