Inisde Story/ Zanati që rrezikon të zhduket, rrëfimi i veçantë i 59-vjeçarin: E ushtroj profesionin prej mbi 4 dekadash

27/03/2024 21:52

Një pjesë e mirë e zanatçinjve duke qenë se në listën e profesioneve të lira përfshihen të gjithë ata që ofrojnë shërbim druhen se ndoshta janë pjesë e ligjit të ri.

Këtu del në pah nevoja që kanë të gjithë grupet e interesit për informim kur kemi ndryshime të rëndësishme ligjore.

‘Informacion, nëse tani bëjmë një kërkim në google për ligjin e ri për tatimin e profesioneve të lira do dalin 10-15 artikuj mediash që pjesërisht e shpjegojnë ligjin dhe është shumë e vështirë që të gjendet një burim zyrtar. Burimet zyrtare nuk duhet ti dinë vetëm gazetarët apo ekspertë e fushës por duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme nga çdo individë që ka nevojë të marrë informacion. Sepse jo të gjithë profesionistë e lirë duhet të të marrin vesh nga tatimi dhe jo të gjithë e kanë detyrim ta dinë se ku është burimi. Është detyrë e qeverive dhe organeve rregullatore që të shkojnë afër individit. Nga padija indidvidi mund të ketë ankth, stres dhe mund të çojë edhe në mbylljen e nipteve sepse individi nuk di se si do të shkojë procesi me ligjin’- u shpreh Sokol Çoku, këpucar.

Ky është rasti i këtij këpucari që e ka lidhur gjithë jetën e tij me riparimin dhe prodhimin e këpucëve. Ai ende nuk është informuar nga ekonomistja e tij nëse do të jetë ose jo pjesë e ligjit të ri për tatimin.

‘Unë jam Soklo Çoku kam lindur në 1965 dhe profesionin e kam këpucar kam filluar që i vogël dhe kam gati 40 e ca vjet në këtë profesion.Kjo punë më tepër kapet si me klientelë si të thuash se shumë veta kanë kaluar tek atletet tek përdorimi I përditshëm dhe këpucën thuajse po e eliminojnë avash avash se janë të prirur te rehatia. Por mirë është si profesion.Për momentin kjo ekonomistja s’na ka lajmëruar nuk e di se si do ta dalë se këto duhet të zbardhen si qysh tek nuk jemi sqaruar fare. Këtu çfarëdo të japin do ta paguash o motra harroje atë punë ose mbylle thotë ai ik, luftë nuk bëhet’ u shpreh Sokol Çoku, këpucar.

Hapja e tregjeve ka bërë që njerëzit sot të kenë larmi këpucësh dhe mos të shkojnë më aq shpesh tek këpucari. Megjithatë Sokol Çoku shprehet se do të vazhdoj sa të ketë mundësi me zanatin e tij. Por, vështirësia më e madhe që ai shpreh është rënia e aktivitetit për shkak të largimit të njerëzve.

‘Përpara ato kushte kanë qenë një palë këpucë dhe s’ka patur tjetër. Sot ka shumë larmi dhe varet pastaj te gusto tek ajo që i pëlqen për më rregullu më tepër shumica i ka një përdorimshe u prishën si rregullon më fare. Tani nuk ka njerëz dhe kjo është vështirësia më e madhe se kur ka njerëz ka punë. Sidomos këto dy vjet pas pandemisë ka rënë fare. Deri tani jo, se ka me qejf njeri ndaç riparimin ndaç këpucën e re që të prodhohet nga e para se edhe këpucën e re s’po Do të vazhdoj sa të kemi takat i themi ne Tironsit’ -u shpreh Sokol Çoku, këpucar.

Top Channel