Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidatin e saj për kryeministër të Kosovës.

Gazetarja Leonita Bajrami raporton për Top Channel se këtë të mërkurë, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë të ditur që në zgjedhjet që nuk janë shpallur ende, ka prezantuar Bedri Hamzës si kandidat për postin e kreut të ekzekutivit.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt”, ka thënë Krasniqi.

Bedri Hamza është aktualisht kryetar i Mitrovicës së Jugut.

Top Channel