Ukraina e konsideron Indinë ‘faktor të fuqishëm ndërkombëtar për negocjatat e paqes’, thotë ministri (fotot)

27/03/2024 21:45

Dmitro Kuleba mbërrin të enjten në New Delhi për një vizitë dy-ditore

Para vizitës së parë të tij në Indi që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se e e konsideron vendin “një forcë të fuqishme ndërkombëtare në negocjatat e paqes”.

Duke folur shkurt nga një ndalesë në Varshavë me gazetarët, ministri tha se po shkonte në New Delhi për një takim ndër-qeveritar me homologun e tij indian S. Jaishankar, shkruan rrjeti ‘TheWeek’.

Kuleba ka nisur një turne diplomatik për të mbledhur “mbështetje” nga vende të ndryshme  për Ukrainën, kundër asaj që quante “propaganda ruse”. Ai refuzoi ashpër pretendimet se terroristët e sulmit të fundit vrasës në Moskë kishin lidhje me Ukrainën.

“Rusia i ka zakon krime të tilla,” tha ai, duke pretenduar se Ukraina “nuk ka goditur infrastrukturë civile” gjatë luftës që vijon.

Kuleba tha se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme luftarake ajrore, veçanërisht për raketa  Patriot. Për këtë ai justifikohej me sulmin e ushtrisë ruse javës që shkoi, duke thënë se ata po përdorim “armatime me 500kg deri në 1,500kg municion”.

Ministri shtonte më tej se “Korea e Veriut po kontribuon me armatime për Rusinë, ndërsa Korea e Jugut ende nuk ka vendosur nëse të ndihmojë Ukrainën.”

“Nëse Ukraina mundet do të ketë destabilizim të paqes globale”, shtoi ai.

Në lidhje me Indinë, ai tha se kompanitë indiane “janë të mirëpritura të kontribuojnë në rindërtimin e Ukrainës”.

Kuleba do të qëndrojë dy ditë në kryeqytetin indian New Delhi.

FOTO GALERI
1/3
Para vizitës së parë të tij në Indi që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se e e konsideron vendin “një forcë të fuqishme ndërkombëtare në negocjatat e paqes”.

Top Channel