Një incident është shënuar ditën e sotme pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, ku një 30 vjeçar me inicialet A.B., ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por i riu ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat 30-vjeçarin, për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel