Ishin duke punuar në urën e Baltimores kur anija u përplas dhe shkaktoi tragjedinë, nxirren nga uji trupat e pajetë të 2 punëtorëve në SHBA

28/03/2024 07:19

Trupat e pajetë dy personave në SHBA janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili përfundoi nën ujë ku u shemb ura e Baltimores.

Tetë punëtorë ndërtimi ishin në urë kur një anije e goditi atë, duke i zhytur të gjithë në ujë. Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë, por kërkimi vazhdon për katër të tjerët, të gjithë supozohen të vdekur.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të adresuar materialet e rrezikshme dhe hetuesit e aksidenteve janë në vendngjarje.

Katër nga gjashtë viktimat e shembjes së urës janë identifikuar deri më tani.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Policia e Shtetit të Maryland identifikoi Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, dy punëtorët që u gjetën Brenda kamionit. Z. Fuentes është me origjinë nga Meksika dhe z. Cabrera është nga Guatemala.

Por zhytësit nuk janë më në gjendje të lundrojnë me siguri në ujëra për shkak të betonit dhe mbeturinave të gjetura në lumë, tha policia. Ata tani po përdorin skanime sonar dhe besojnë se Brenda automjeteve mund të ketë trupa të tjerë të viktimave.
Emrat e të tjerëve, të cilët supozohen të vdekur, janë: Miguel Luna, me origjinë nga El Salvador, dhe Maynor Suazo Sandoval, një shtetas Honduras.

Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës tha më herët se dy nga shtetasit e saj mendohej se kishte vdekur njëri prej tyre i cili tashmë është identifikuar si Fuentes ndërsa një tjetër u shpëtua nga uji.

Ekipet e polumbarëve kaluan orë të tëra të martën duke kërkuar në ujërat e lumit Patapsco për gjashtë punëtorët e ndërtimit, të cilët po punonin në urë kur anija u përplas duke shkaktuar tragjedinë. Roja Bregdetare e SHBA ndërpreu kërkimin rreth perëndimit të diellit, duke thënë se temperaturat e ftohta të ujit dhe orët e kaluara nënkuptonin se punëtorët supozoheshin të vdekur.

Top Channel