Ushqime nga qielli! Pavarësisht rrezikut, nuk ndalen avionët e ndihmave në Gaza

27/03/2024 21:14

Avionët ushtarakë kanë vijuar të hedhin ndihma humanitare në Gaza, për të ndihmuar palestinezët e prekur nga sulmet izraelite.

Pavarësisht se 12 persona ndërruan jetë teksa po merrnin ndihmat, pasi u mbytën për shkak se nuk dinin not, avionët me ushqime janë parë sërish në qiellin e Gazës.

Përveç vendeve të tjera, si Jordania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Singapori dhe Egjipti, këtë herë I është bashkuar edhe Spanja.

Kjo e fundit ka dërguar një numër të konsiderueshëm ndihmash për banorët të cilat po përballen me urinë.

Izraeli mohon se po bllokon kamionët ushqimorë, por ndihma që hyn në Rripin e Gazës nga toka është shumë më e ulët se nivelet e paraluftës, rreth 150 automjete në ditë krahasuar me të paktën 550 para luftës, kjo e dhënë sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

 

Top Channel