Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë, deputetja shqiptare kthehet në shtëpi: Jam mirë, por më duhet ende kohë për rikuperim

27/03/2024 18:21

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se po kthehet në Kosovë pas disa javësh që ka qëndruar jashtë vendit ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ajo ka thënë se është mirë dhe se i duhet ende kohë për t’iu kthyer normalitetit. Musliu ka falënderuar të gjithë që i qëndruan afër.

“Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë! Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!  Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe! Zoti ju bekoftë! FALEMINDERIT”, ka shkruar ajo.

 

Top Channel