Paredes: Kam gjetur versionin tim më të mirë falë De Rossi-t, jam i lumtur te Roma

28/03/2024 08:07

Leandro Paredes duket se ka rilindur te Roma që pas ardhjes së De Rossi-t dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë për mediet argjentinase ku theksoi se ky moment i mirë është falë trajnerit.

“Tani kam më shumë vazhdimësi te Roma, jam shumë i lumtur. Ndihem më mirë dhe kjo vlen sigurisht edhe për kombëtaren. De Rossi ka të gjithë meritën për këtë sepse ideja e tij e lojës për mua është më e mira dhe mendoj se ndihem më mirë çdo ditë” – përfundoi Paredes, që në këtë edicion ka luajtur 38 ndeshje me Romën dhe ka shënuar 3 gola. /Supersport

Top Channel