Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli.

Kevin ka komentuar deklaratën e Meritonit, i cili tha se nëse Ilnisa do të largohej nga shtëpia e BBV, edhe ai do të shkonte pas saj.

Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike”-tha vëllai i Ilnisës.

Ndërkaq, Ilnisa duket sikur është izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, si e komenton Kevin këtë?

Në të tilla formate kur ke të gjithë shtëpinë kundra tregon rrezikun që shtëpia ndien karshi teje. Për pjesën e djeshme pasi i duhej të dilte nga shtëpia takoi vetëm Julin dhe Romeon. Pavarësisht disa përplasjeve me ta ajo ka thënë se i vlerëson. Ilnisa është treguar e sinqertë dhe pa kurrfarë hipokrizie sepse të gjithë atë aty po bëjnë çmos për ta nxjerrë përjashta. E ka të gjithë shtëpinë kundrra sepse aty brenda Ilnisa është faktor, është rrezik për ta aq më tepër kur amplifikohet me marrëdhënien romantike që ka me Meritonin.

Si e ka pritur familja romancën e Ilnisës?

Ilnisa ka natyrë rebele, lirinë e ka fituar dhe prandaj ndodh edhe pjesa që shpesh paragjykohet dhe goditet. Goditet nga ata njerëz që nuk e njohin lirinë dhe kur shohin një person të tillë ndjehen të ndrydhur dhe tentojnë të të godasin, është njësoj si me qelizat e trupit kur futet një virus.

Top Channel