Etiopianët kthejnë në bankë $10 milionë të shpërndara gjatë gabimit elektronik (fotot)

27/03/2024 16:26

Rreth 9,000 klientë bankash në Etiopi raportohet se kanë kthyer përsëri shumën që kishin tërhequr gabimisht gjatë një keqfunksionimi të sistemit më 16 mars.

Banka Komerciale e Etiopisë ka marrë tashmë 622.9 milionë birr (më shumë se $10 milionë), që janë rreth 78% e parave të humbura gjatë një gabimi që i lejonte klientëve të tërhiqnin më shumë para nga sa kishin në llogaritë e tyre.

Zëdhënësi Abe Sano se ishin regjistruar 238,293 transaksione “ilegale” në automatët e vendit, kur banka më e madhe e vendit në lindje të Afrikës kishte pësuar një keqfunksionim më 16 mars.

Zyrtarët thonë se ende nuk e dinë çfarë ka shkaktuar gabimin në sistem, por banka qendrore e vendit tha se kishte të bënte me një “trazirë të shërbimit” dhe jo një sulm kibernetik.

Një total prej 801.4 milionë birr (rreth $14 milionë) ishin humbur, sipas bankës qendrore, e cila shtonte se 9,281 klientë kishin kthyer të gjitha paratë shtesë, kurse 5,160 kishin kthyer një pjesë të parave. Banka ka rreth 40 milionë klientë në vend.

FOTO GALERI
1/3
Banka Komerciale e Etiopisë ka marrë tashmë 622.9 milionë birr (më shumë se $10 milionë), që janë rreth 78% e parave të humbura

Top Channel