Inisde Story/ Tatimi i profesioneve të lira, a krijohet pabarazi mes klientëve të huaj dhe shqiptarë?!

27/03/2024 22:19

Një tjetër pikë e ligjit që nuk duket se ofron barazi fiskale është ku dy profesionistë ofrojnë të njëjtin shërbim por njëri për klientët e huaj dhe tjetri për klient shqiptar.

Ai që ofron shërbim për klientë të huaj dhe siguron 80-90 % të të ardhurave nga një klient i vetëm nuk do të quhet i punësuar.

“Nëse një klient shqiptar ty të jep deri në 80% të të ardhurave vjetore ti si individ klasifikohesh si si punësuar ndërsa në rast se ke një klient të huaj që të siguron më tepër se 80% të të ardhurave ai nuk konsiderohet i punësuar këtu unë do të mendoja që ka një lloj diskriminim që ndodh edhe ndaj klientëve shqiptarë”, u shpreh Skerdi Sino, zhvillues biznesi
Sipas hartuesve të ligjit kjo është bërë që të mbështeten të gjitha talentet e reja dhe të mos ikin nga vendi.

“Këtë e kemi bërë që të mos na ikin të rinjtë e talentuar që punojnë me të huaj“, u shpreh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.

“Jam person i vetëpunësuar dhe punësoj 10 persona dhe i shërbej një Call Centeri apo i bëj shërbime konatbiliteti vetëm një klienti që është klient i madh dhe unë me atë kam 80-90% të të ardhurave kjo nuk do të thotë që unë kam marrëdhënie punësimi me atë. Që të kem marrëdhënie punësimi me atë ligji kërkon që të kesh një kontratë pune dhe ti nënshtrohesh kodit të punës“, u shpreh Prof.Dr. Sotiraq Dhamo, ekspert kontabël.

“Klasifikimi i të punësuarit dhe të vetëpunësuarit nuk mund të jetë arbitrar asnjëherë. Pra ose je i punësuar diku dhe ke një kontratë punësimi në bazë të ligjit dhe të kodeve që funksionon ekonomia shqiptare ose ti ke një marrëdhënie bashkëpunimi. Ti tani e klasifikon si të punësuar këtë se ka një ose dy klientë. Nuk është i punësuar ky është një individ i lirë i cili ka lidhur kontratë bashkëpunimi dhe duhet të trajtohet si i tillë. Nuk do të detyrosh ti atë që të paguaj edhe detyrime shoqërore sepse kjo është çelësi. Ti po e detyron atë të paguaj edhe detyrime shoqërore duke e klasifikuar si të punësuar”, u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie.

Top Channel