Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë  mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor. Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi në T7.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Kujtojmë se Kurti ka deklaruar se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse opozita e kërkon një gjë të tillë.

Top Channel