Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit. Ku përfshihen aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit, operatorët turistikë, etj.

Në taksimin e ri do të përfshihen filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës. Shërbime të teknologjisë së informacionit. Aktivitete të shërbimit të informacionit. Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve. Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm.

Aktivitete të pasurive të paluajtshme. Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit. Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike. Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike. Publiciteti dhe kërkimet e tregut. Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike. Aktivitete veterinare. Aktivitete të marrjes e dhënies me qira. Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit. Arsimi, ativitete të shëndetit, aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social. Aktivitete krijuese arte dhe aktivitete çlodhëse, sporti, etj.

“Kur flasim për profesionet e lira duhet të përcaktojmë një herë se çfarë quhet profesion i lirë në fakt ligji ka përfshirë në këtë term edhe në udhëzim edhe në VKM të gjithë shërbimet çdo shërbim që e quan profesional. Sepse profesionet e lira janë profesione të ushtrohen në mënyrë të organizuar sipas ligjit apo sipas organizimeve të caktuara profesionale dhe që kanë detyrime përkatës por ky ligj godet çdo lloj shërbimi”, u shpreh Prof.Dr. Sotiraq Dhamo-ekspert kontabël.

Sipas VKM-së 753 përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike që do të tatohen nga 1 janari 2014. Pavarësisht kësaj për mungesë të informacionit ka keq interpretime sa ju përket edhe zejeve. Siç e dini në vendin tonë janë në zhdukje disa zanate që vite më parë ishin të preferuara për realitetin shqiptar.

“Tashmë kushdo në Shqipëri e ka vënë re këto vitet e fundit që ne kemi mungesë të jashtëzakonshme të zanatçinjve. Ti ke problem me lavamanin nuk gjen dot një hidraulik ke problem me rrjetin elektrik nuk gjen dot një elektricist. Pra ne kemi një problem shumë të madh me zjetë po na ikin zanatçinjtë edhe për shkak që thirrja që vjen nga tregu jashtë është shumë i madh”, u shpreh Pano Soko-ekspert ekonomie.

Top Channel