E martë, 30 Maj 2023
10:01
Dhunoi në rrugë të birin 3-vjeçar, ndiqet penalisht e reja në Durrës

Policia në Durrës ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, e cila duket në një video të shpërndarë në rrjete sociale që dhunon me shqelma të birin 3-vjeçar.

09:59
Policia zhvendos flamurin e Kosovës një kat më lart në komunën e Zubin Potokut, serbët vendosin përballë atë të Serbisë

Teksa në veri të Kosovës vijojnë protestat dhe trazirat, në komunën e Zubin Potokut njësia speciale e Kosovës ka zhvendosur flamurin e Kosovës nga hyrja e Komunës dhe e ka vendosur në kat më sipër.

09:58
2-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm në Korenë e Veriut, prindërve iu gjet një Bibël në shtëpi

Një familje është dënuar me burgim të përjetshëm në një kamp burgu në Korenë e Veriut sepse mbanin një Bibël në shtëpi.

09:52
Rusia nis sulme vdekjeprurëse në Kiev

Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në Kiev në orët e hershme të 30 majit, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase.

09:43
Aksident në Lezhë! Përplasen dy motoçikleta, lëndohet 70-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën.

09:43
I shpallur në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 19-vjeçari në Berat

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është arrestuar nga policia e Beratit.

09:42
Tërboi tifozët e Juves, Leao: Ndjesë, nuk doja të tregoja mungesë respekti

Rafael Leao ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.

09:36
Nis protesta në veri të Kosovës, KFOR-i siguron objektin e komunës në Zveçan

Sikurse ishte paralajmëruar, serbët kanë nisur protestat në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kështu prezencën e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale, si dhe tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

09:33
Lista Serbe i bashkohet protestuesve në Zveçan

Pjesëtarët e Listës Serbe i janë bashkuar protestuesve që tashmë kanë filluar te mblidhen para komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.

09:32
Greqi/ Goditet nga rrufeja duke notuar në det, turisti humb jetën

Një turist britanik ka vdekur pasi u godit nga rrufeja teksa ndodhej në një dërrasë sërfi në det, në një resort pushimi në Greqi.

09:19
Si funksionon sistemi i truprojave në Gjermani?

Incidenti i fundit i masave të sigurisë për kancelarin Scholz kaloi pa pasoja, por disa raste të tjera kanë qenë shumë më të rrezikshme.

09:15
KFOR i kërkon palëve të marrin përgjegjësi të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

Një ditë pas përplasjeve në veri të Kosovës, misioni i KFOR-it ka reaguar përmes një deklarate, ku ka bërë të ditur se dje mbetën të plagosur 30 ushtarë.

09:12
Aksident me dy të lënduar në Lushnjë, “Audi” përplaset me taksinë

Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjës.

09:07
SOS: Si funksionon mbrojtja civile e BE-së?

Përmbytjet e fundit në rajonin Emilia-Romagna të Italisë tregojnë se mbrojtja e civile e BE-së ka probleme.

09:03
Kurti bisedon me kryediplomatin italian: Mirënjohës për forcat e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

08:55
Kievi propozon një zonë të çmilitarizuar në Rusi

Kievi propozon për marrëveshjen e pasluftës krijimin e një zone të çmilitarizuar në Rusi.

08:51
Video/ Momenti kur policia nxjerr ariun e bllokuar brenda një makine

Një ari i cili ishte bllokuar në një makinë është shpëtuar nga policia.

08:43
Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

08:38
Sulm me dronë në Moskë, dëme në disa ndërtesa

Një sulm me dronë në Moskë ka shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa, thanë zyrtarët.

08:31
Juve pret një tjetër dënim, vendimi jepet sot

I mbetur zyrtarisht jashtë zonës Champions të renditjes, Juventusi pret të marrë një tjetër dënim nga Gjykata Federale, këtë herë për manovrat me pagat.

08:26
Rama publikon pamje nga plazhi i Durrësit: Presim më shumë turistë! Po punohet me rërën dhe dezinfektimin sezonal

Në nisje të sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhi i Durrësit, aty ku po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal.

08:23
Opozita dënon dhunën në veri të Kosovës, bën thirrje për ç’tensionim

Partitë opozitare në Kosovë kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri, si dhe kanë dënuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

08:18
Borellit i humb durimi: Të patolerueshme aktet ndaj KFOR-it, ulni menjëherë tensionet!

Shpërthimi i dhunës në veri të Kosovës, ku 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, disa me lëndime të rënda, është dënuar ashpër nga Bashkimi Europian.

08:16
Situata në veri të Kosovës e qetë/ Serbët paralajmërojnë se do vazhdojnë edhe sot protestat

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës, teksa sot gjatë ditës serbët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat.

08:12
Tensionet në veri të Kosovës, anulohet stërvitja “Defender Europe 2023”

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parashikuara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, do të anulohen.

08:06
Biden shënon Ditën e të Rënëve gati 2 vjet pas përfundimit të luftës më të gjatë të Amerikës

Dje në Shtetet e Bashkuara u shënua Dita e të Rënëve, në të cilën vendi nderon ata që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.

08:05
Dita nis me diell, pasditja sjell shi! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe.

E hënë, 29 Maj 2023
23:24
Ku i gjen paratë fondi amerikano-shqiptar? Granoff: Ja si krijuam shumën prej 300 milion dollarësh

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”.

23:20
“Mos u bashko me Lulin”/Tom Doshi këshillë Berishës: Përgjegjës për “non gratën” time dhe tënden është Basha

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha.

23:20
Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

23:09
​LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

23:07
Parandalimi i diabetit, pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

22:54
​Shefja e UNMIK-ut dënon sulmet ndaj KFOR-it

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës.

22:51
“I del hija ime kudo”, Doshi: Berisha ka humbur çdo bastion, kanë tradhëti brenda llojit

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi nuk e konsideron të habitshme që Sali Berisha ka humbur çdo bastion të së djathtës në zgjedhjet e 14 majit.

22:47
“Berishës i dhemb se i kam marrë të djathtët”/ Doshi në “Top Story”: E kanë braktisur, Basha punoi për Benet Becin në Shkodër

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Tom Doshi, i ftuar sot në “Top Story”, analizoi fitoren në zgjedhjet lokale.

22:39
Real Madrid dhe PSG pëlqejnë Davies, agjenti i mbrojtësit: Bayern është në kaos!

E ardhmja e Alphonso Davies është duke u diskutuar shumë në mediet gjermane e jo vetëm.

22:30
Plagosja e ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, reagojnë përfaqësuesit e superfuqive

NATO ka dënuar sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e ushtarëve.

22:27
Tom Doshi thyen heshtjen në “Top Story”: Rezultati i PSD në këto zgjedhje nuk ishte surprizë

E konsideruar surpriza e këtyre zgjedhjeve, Partia Social Demokrate arriti të korrte fitore masive në zgjedhjet e 14 Majit, duke marrë rreth 85 mijë vota dhe gati 120 mandate këshillash bashkiak.

22:18
​Vuçiç u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n.

22:05
Fotolajm/ Ushtari ukrainas shkruan mesazh në predhë, para se ta lëshojë drejt forcave ruse

Trupat ukrainase vazhdojnë të luftojnë nga vijat e frontit të rajonit lindor të Donetskut, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë.

21:54
Tensionet në Kosovë/ Alizoti për “Top Story”: Aty ka interes botëror jo thjesht lokal, duhet të koordinohemi me SHBA-në

Deputeti I PD-së Tomor Alizoti i ftuar në “Top Story” komentoi për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke theksuar se duhet bërë koordinimi me aletë të fuqishëm, si SHBA-ja.

21:48
“Dëgjoni me vëmendje aleatët”, Rama: Sa më shumë zgjatet konflikti, aq më shumë lëndohet Kosova

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve në veri të Kosovës, ndërsa u bën thirrje krerëve të shtetit që të dëgjojnë aleatët që situata të mos rëndohet edhe më shumë.

21:41
Rama në Elbasan, porosi socialistëve: T’i puthni dorën çdo njeriu që ju takon në rrugë

Mes falenderimeve për socialistët e Elbasanit, kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë me kundërshtarët e tij politikë.

21:31
Artisti krijon imazhet inteligjente satirike që nxisin debatin social (fotogaleri)

Gunduz Aghayev është një ilustrator kartonazh nga Azerbaixhani që me sa duket nuk ka frikë të ngrejë zërin e ndërgjegjësimit për disa nga çështjet shoqërore më delikate.

21:18
Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Sulmet kundër KFOR-it dhe shtypit të ndalen menjëherë

Ministrja e Punëve të jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

21:17
Kirby: Antagonizmi i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin

Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin, thotë ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

21:15
Situata në veri të Kosovës/ ​Meloni: S’do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar pas zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga serbët me maska të grumbulluar e me objekte të forta.

21:09
Kurti takohet ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Dhuna duhet të dënohet ashpër nga të gjithë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi takoi sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

21:02
Mediet italiane jehonë tensioneve në veri të Kosovës: 11 italianë të plagosur nga përplasja mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it

Tension i lartë në Kosovë ku misioni i NATO-s, KFOR-i, ka përdorur gjatë ditës së sotme gaz lotsjellës dhe bomba molotov për të shpërndarë demonstruesit serbë, të cilët po protestonin para bashkisë në qytetin verior të Zveçanit për të kërkuar largimin e kryetarit të ri, i dalë nga radhët e shumicës shqiptare në zgjedhjet e fundit të pjesshme të organizuara në Veri.

20:51
Deodoranti natyral, çfarë duhet të keni parasysh kur merrni një të tillë?

Nuk ka një përkufizim të saktë për një deodorant ose antidjersë natyrale, në përgjithësi kjo ka të bëjë me përbërësit që ky produkt nuk përmban.

20:40
Fiks Fare/ “Shkova të mbjell flokët, më paralizuan skalpin e kokës”, denoncimi për spitalin “Sante Plus”

Një qytetar nga Tirana denoncoi në emisionin “Fiks Fare” mjekët dhe drejtuesit e Spitalit “Sante Plus”, spital në të cilin kreu një mini ndërhyrje për mbjelljen e flokëve.

20:36
Zyrtari i BE-së: Rusia nuk do të negociojë, po përqendrohet të fitojë luftën

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Rusia nuk do të jetë e gatshme të hyjë në negociata për paqe, ndërsa pretendon fitore gjatë sulmeve të saj të përditshme në Ukrainë.

20:35
Pagat mesatare në Kosovë/ 521 euro në vitin 2022, rritje prej 37 eurosh

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2022, i cili përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.

20:29
Shefi i Wagner: Fabrika e verërave të gazuara Bakhmut po i dorëzohet Rusisë

Kreu i grupit rus të mercenarëve privatë Wagner ka publikuar pamje, ndërsa ishte duke ecur nëpër një fabrikë vere të gazuar në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

20:23
Vijojnë sulmet në qytetin lindor të Ukrainës, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë ndërruar jetë pas sulmeve në Ukrainën lindore, përkatësisht në rajonin e Donetsk.

20:01
25 policë të plagosur, mjetet e KFOR-it dhe mediave të dëmtuara! Pesë të arrestuar pas trazirave në veri

Disa policisë të KFOR-it kanë mbetur të plagosur pasi u përballën sot me protestuesit e dhunshëm në veri të Kosovës.

19:46
Çmimet e larta, Autoriteti i Konkurrencës raporton në Kuvend

Çmimet e larta ishin tema kryesore në komisionin e ekonomisë, ku autoriteti konkurrencës po prezantonte raportimin vjetor.

19:44
“Njerëzit na hodhën dorashkën”, Rama në Korçë: Do ishte fatale të biem në vetëkënaqësi

Korça ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimeve të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë të 14 majti.

19:40
Exclusive/ Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension.

19:37
Sulmet në veri, Osmani: Autorët të dalin para drejtësisë

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi që autorët e sulmeve ndaj gazetarëve, oficerëve policore dhe trupave të NATO-s në komunat veriore duhet të përballen me drejtësinë.

19:35
Profesori amerikan thotë se alienët janë në tokë prej kohësh dhe vijojnë ‘të influencojnë’ (fotot)

Një profesor amerikan i universitetti të Stanford thotë se alienët janë në tokë prej shumë kohësh.

19:34
Zemra “vret” shqiptarët! Arsyeja kryesore e vdekjeve për shkak të obezitetit, duhanit dhe qëndrimit ulur

Sëmundjet e zemrës po i vrasin shqiptarët. Pikërisht problemet shëndetësore të zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë.

19:28
Tensione në veri të Kosovës, KFOR largon protestuesit! Serbët sulmojnë edhe gazetarët

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë, me përdorimin e gaz-lotsjellës dhe molotovë.

19:25
“Nuk ka fuqizuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në”/ Çeku në “Top Talk”: Kurti sovranist kokëfortë

Ish-ambasadori Arben Çeku i ftuar në emisionin “Top Talk” e quajti kryeministrin e Kosovës një sovranist kokëfortë, ndërsa u diskutuan tensionet në veri pas marrjes së detyrës nga kryetarët shqiptarë të komunave.

19:15
Pamjet/ Moti i pazakontë përfshin vendin! Banorët heqin me lopata breshërin, dëmtohen të mbjellat

Vendi ynë po përballet me mot të pazakontë ditët e fundit.

19:05
Presidenti Ilham: Azerbaixhani do të jetë i sigurt edhe nëse nuk do të ketë traktat paqeje me Armeninë (fotot)

Presidenti i Azerbaixhanit president Ilham Aliyev u përpoq të siguronte sot vendin edhe nëse nuk arrihet iniciativa e traktatit afatgjatë të paqes me fqinjin Armeninë për rajonin e luftuar të Nagorno Karabak.

18:59
Do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë se mund të garojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike.

18:55
Danimarka do të dërgojë 2.59 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm.

18:50
Spalletti konfirmon largimin nga Napoli: Ja planet për vitin e ardhshëm

Trajneri që e shpalli kampion pas 33-vitesh Napolin, Luciano Spalleti, sezonin tjetër nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

18:48
Shi i dendur në Kuçovë, disa shtëpi të përmbytura

Disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, pas shiut të dendur që përfshiu një pjesë të vendit.

18:41
Tensionet në veri, Abdixhiku takim me Von Cramon: Koordinimi i veprimeve me aleatët ndërkombëtar, i domosdoshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për situatën në veri të vendit.

18:39
Qytetarët spanjollë japin opinionin për thirrjen në zgjedhje të parakohshme (fotot)

Kryeministri socialist spanjoll Pedro Sanchez ka thirrur sot zgjedhje të parakohshme në vend më 23 korrik, pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale e rajonale. Megjithëse disa qytetarë mendojnë se “është një vendim i mirë”, të tjerë besojnë se është një rezultat i popullit të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

18:33
Bislimi: Kryetarët në veri mund të ushtrojnë përgjegjësitë vetëm nga ndërtesat e komunës

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në 4 komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Lidhur me këtë, ai ka biseduar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilën e ka pritur në takim.

18:23
Trazirat në veri/ Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Të merren masa për normalizimin e situatës

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

18:22
7 ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve.

18:22
Ndotja nga plastika! Bisedime në Paris për jetesë në mjedis të shëndetshëm dhe të pastër

Një seancë pesë-ditore e bisedimeve është hapur në Paris për të arritur traktatin e përfundimit të ndotjes nga plastika.

18:04
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, vihet në pranga 23-vjeçari në Elbasan

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga në rrugën “Tomorr Sinani” në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

18:02
Partizani feston titullin e 17-të në histori, Vllaznia shkon në Europë/ Bie Bylisi, shpresë për Erzenin!

Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0.

17:58
Rreth 600 njerëz të braktisur në mëshirë të fatit në një varkë peshkimi! Jeta në bordin e misionit për shpëtimin e refugjatëve

Ndodhemi nën rrezet e një dielli që të pjek. E ndjej që jam duke djersitur dhe ka zhurmë nga çdo kënd. Dy motorë detarë përplasen pas meje, duke formuar dallgë ujin e Mesdheut.

17:50
Trafiku në Kanalin e Suezit bllokohet nga transportuesja e Hong Kong që ngec në cekësirë (fotot)

Një transportuese mallrash me flamur të Hong Kong është bllokuar sot në cekësirë duke ndaluar trafikun sërish në Kanaln e Suezit, një prej kalimeve më të ngarkuara tregtare në botë, disa orë para se të tërhiqej sërisht në lundrim duke liruar kalimin.

17:42
Serbët sulmojnë ekipet e mediave, reagon ambasadori i BE-së: Gazetarët të lejohen të kryejnë punën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar dëmtimin e makinave të ekipeve të mediave të cilat po raportojnë në veri të Kosovës.

17:35
Grusht ndaj tifozit, futbollisti i Ajax shfaqet agresiv jashtë fushe

Steven Berghuis, futbollisti i Ajax nuk mundi t’i mbante nervat pas ndeshjes së fundit në Eredivisie, me mesfushorin që goditi me grusht jashtë stadiumit një prej tifozëve kundërshtarë.

17:27
Çifti ndërtojnë kasollen e tyre me ‘dritare të përdorura’ në malet e Virginia në SHBA (fotot)

Nick Olson e Lilah Horwitz kishin humbur vendet e tyre të punës rreth 10 vjet më parë dhe dëshironin të jetë larg kulturës së garës e konkurencës të qytetit prandaj vendosën të ndërtojnë folenë e tyre në malet e West Virginia në SHBA.

17:18
Kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut: Kërkojmë rikthim të normalitetit

Kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, përmes një deklarate të përbashkët për media kanë dhënë detaje nga takimi që kishin me Ambasadorin Amerikan, Jeffrey Hovenier, shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

17:17
Forcat ruse bombarduan stacionin e karburantit, humb jetën një 28-vjeçar dhe plagosen tetë të tjerë (Foto)

Një 28-vjeçar është vrarë sot në një sulm rus në një pikë karburanti në Ukrainën lindore.

17:12
Lufta në Ukrainë/ “Vendosja e masave mbrojtëse”, Podolyak: Për sigurinë duhet të futet një zonë çmilitarizimi

Ndihmësi i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga agresioni i ardhshëm rus.

17:05
Këshilltari i Zelenskyt: Çdo zgjidhje e pasluftës duhet të përfshijë zonën e çmilitarizuar në Ukrainë

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga “agresioni” i ardhshëm rus.

17:00
Presidenti bjellorus Lukashenko dërgohet me urgjencë në spital pas takimit me homologun rus Putin; mediat (fotot)

Presidenti bjellorus Aleksader Lukashenko raportohet se është dërguar në spital në Moskë pas takimit me homologun e tij Vladimir Putin, raporton rrjeti amerikan Newsweek, duke cituar burime bjelloruse.

16:48
Ish-komandanti i FSK-së e thotë prerë: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu i Kosovës!

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur ta mbajë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit vetëm përmes policisë, pa KFOR-in.

16:47
Sulmet rikthejnë frikën tek ukrainasit, vrapojnë me shpejtësi për t’i shpëtuar goditjeve nga raketat

Frika është rikthyer sërish tek ukrainasit, të cilët po përballen me një grup sulmesh ruse me raketa.

16:46
Rama tur falënderimi në Korçë: Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Korçë këtë të hënë, gjatë turit të falënderimit pas fitores në zgjedhjet e 14 majit.

16:45
Përshkallëzohet situata në Zveçan/ Të shtëna me armë dhe gaz lotsjellës, ndërhyn KFOR

Qytetarët serbë kanë përshkallëzuar protestën në Zveçan gjatë pasdites, duke rrezikuar forcat policore dhe ekipet e medias që po raportojnë nga vendngjarja.

16:44
Zonja e Parë e Ukrainës nxjerr pamjet: Fëmijët vrapojnë drejt strehimoreve teksa dëgjohen shpërthimet e para në Kiev

Pamjet e shpërndara nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska tregojnë fëmijë që vrapojnë nëpër rrugët e Kievit ndërsa dëgjohen shpërthime në rajon.

16:39
Korçë/ Makinat shkatërrohen në aksident, humb jetën një grua, disa të plagosur (Pamje)

Një grua ka humbur jetën dhe shtatë persona janë plagosur këtë pasdite si pasojë e një aksidenti në aksion nacional Korçë – Bilisht.

16:32
Ariut që besohet se vrau 26-vjeçarin i kursehet jeta nga gjykata në Itali (fotot)

Një ari që besohet se sulmoi për vdekje një vrapues në një rajon alpin të veriut të Italisë, i është kursyer jeta sot nga një gjykatë administrative e vendit.

16:29
Çifti ukrainas martohet në strehën e bombave mes alarmit për sulm ajror në Kiev (Video)

Një çift ukrainas i ka kaluar minutat e para si burrë e grua të strehuar për t’u mbrojtur nga sulmet me bomba në Kiev.

16:28
“E dashuroj, e dua shumë”, qytetarja thërret mes turmës kryeministrin Rama

Një qytetare është çuar në këmbë mes duartrokitjeve, kur kryeministri Edi Rama mori fjalën gjatë takimit falënderues në Korçë.

16:22
​Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se situata në veri të vendit duhet të qetësohet si dhe duhet zbatuar Marrëveshja Bazë e arritur në muajin shkurt në Bruksel.

16:19
Nga Spanja kalojnë në “lupë” Granadën dhe vlerësojnë Uzunin! “Killeri” ka ekzekutuar më shumë gola se Benzema

Pas vetëm një sezoni në LaLiga 2, Granada siguroi rikthimin në elitën spanjolle duke fituar kampionatin.

16:17
Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.