Zyrtari i BE-së: Rusia nuk do të negociojë, po përqendrohet të fitojë luftën

29/05/2023 20:36

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Rusia nuk do të jetë e gatshme të hyjë në negociata për paqe, ndërsa pretendon fitore gjatë sulmeve të saj të përditshme në Ukrainë.

Kryediplomati i BE-së shtoi se ai nuk ishte “optimist” për atë që mund të ndodhte këtë verë. Gjatë një eventi në Barcelonë, Borrell tha se gjithçka sheh është “një përqendrim të trupave nga të dyja palët dhe vullnetin e qartë të Rusisë për t’u përpjekur të fitojë luftën”.

“Rusia nuk do të shkojë në një negociatë derisa të përpiqet të fitojë luftën“- tha Borrell, duke shtuar se Rusia ka treguar në mënyrë të përsëritur se nuk do ta ndalojë luftën derisa të ketë arritur qëllimet e saj ushtarake.

“Kam frikë se nga tani deri në verë, lufta do të vazhdojë. Vladimir Putin ka grumbulluar mbi 300,000 burra atje, dy herë më shumë se sa kishte kur filloi pushtimin,” u tha Borrell gazetarëve pas ngjarjes.

Sipas Shefit të diplomacisë evropiane, Moska ka një prani “të madhe” ushtarake dhe ishte ende e angazhuar për të sulmuar rregullisht Ukrainën.

Top Channel