Vendi ynë po përballet me mot të pazakontë ditët e fundit.

Edhe pse gjatë paradites vendi është përfshirë nga temperatura të larta dhe diell i fortë, pasditja ka surprizuar me shi të dendur.

Qyteti i Kuçovës u përball në pak minuta nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Një foto e siguruar nga Top Channel tregon disa banorë të cilët po e heqin me lopata breshërin në toka.

Gjithashtu disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ndërsa banorët po heqin me kova ujin nga banesat.

Për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë edhe për disa ditë këtë javë. Edhe pse vendi do të ketë temperatura të larta, reshjet do të jenë prezente.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel