Pjesëtarët e Listës Serbe i janë bashkuar protestuesve që tashmë kanë filluar te mblidhen para komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.

Slavko Simic dhe Goran Rakic ndodhen bashkë me serbët e tjerë aty.

Edhe dje që të dy ishin pjesë protestave para të njëjtës komunë.

Madje ata ishin negociatorët kryesorë me KFOR-in për të shpërndarë protestuesit serbë që në mbrëmje eskaluan duke shkaktuar dhunë ndaj pjesëtareve të KFOR-it.

Top Channel