“Njerëzit na hodhën dorashkën”, Rama në Korçë: Do ishte fatale të biem në vetëkënaqësi

29/05/2023 19:44

Korça ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimeve të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë të 14 majti.

I gjithë rezultati i Korçës ishte i jashtëzakonshëm…Dua t’ju shikoj të gjithëve në sy dhe t’ju them me shumë mirënjohje faleminderit. Ja ku jemi me një rezultat të Devollit që ishte qershia mbi tortë. I jashtëzakonshëm edhe rezultati i Pogradecit”- tha Rama.

Meraku i kryeministrit ishte mënyra se si kryebashkiakët e zgjedhur socialistë do ta lexojnë votëbesimin e shqiptarëve.

Që nga kryetarët, kryebashkiakët ministrat tek unë larg qoftë të mendojmë se vota e 14 majit është shprehja e kënaqësisë. Unë mendoj që njerëzit nuk janë të kënaqur me ne, por presin shumë më tepër. Pavarësisht se jemi në mes të mandatit.

Njerëzit anë pritshmëri të larat ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjërat për të cilat kanë nevoje, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetën përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm”- u shpreh kreu i qeverisë.

Duke i cilësuar Berishën e Metën si hije të së shkuarës, kryeministri Rama tha se ata u braktisën edhe nga votuesit e tyre

 “Falenderoj të djathtët që na kanë votuar dhe ata që skanë dalë fare në votime. Duke bërë atë që kanë bërë meritojnë respekt, janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës”- tha ndër të tjera Rama, teksa këshillon kryebashkiakët e rinj se pikë prioritare e programit të tyre duhet të jetë njerzillëku me qytetarët.

Top Channel