Grusht ndaj tifozit, futbollisti i Ajax shfaqet agresiv jashtë fushe

29/05/2023 17:35

Steven Berghuis, futbollisti i Ajax nuk mundi t’i mbante nervat pas ndeshjes së fundit në Eredivisie, me mesfushorin që goditi me grusht jashtë stadiumit një prej tifozëve kundërshtarë.

Harkëtarët u mposhtën në transfertë me shifrat 3-1 teksa pas kësaj disfate e mbyllën kampionatin të zhgënjyer, vetëm në vendin e tretë.

Por, nervat e humbjes dhe mbylljes zhgënjyese të kampionatit, lojtari 31-vjeçar i kishte ruajtur për t’i shfaqur ndaj tifozëve kundërshtarë teksa para se të hipte në autobusin e skuadrës, shkoi dhe goditi një prej tifozëve kundërshtarë./ Supersport

Top Channel