Marash Kumbulla vë në vështirësi trajnerin Beñat San José. Kur dukej se dyshja e qendërmbrojtësve te Rayo Vallecano ishte përcaktuar tashmë me Lejeune dhe Mujaid, futbollisti i kombëtares shqiptare bën një paraqitje të shkëlqyer në debutimin e tij, pikërisht në sfidën që Rayo zhvilloi me Recreativo Huelva të enjten e 27 tetorit që skuadra madrilene e fitoi 3-2 pas kohës shtesë.

Kumbulla ishte i fundit nga transferimet e Rayos gjatë kësaj vere që bëri debutimin e tij me qendërmbrojtësin kuqezi që la përshtypje shumë të mira. Kumbullua qëndroi në fushë për 80 minuta dhe u shfaq shumë i besueshëm në mbrojte dhe vendimtar në sulm.

Në Nuevo Colombino, Marash Kumbulla shfaqi cilësitë e tij më të mira, shërbeu si një urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit dhe në total realizoi 5 kontribute difensive dhe i fitoi të gjithë duelet(5/5). Për më tepër në një nga aksionet për të nxjerrë topin nga zona, ai u përfshi në një sulm dhe fitoi penalltinë që u shndërrua në gol nga Alemao që barazoi 1-1.

Në përfundim të asaj ndeshjeje, Marash Kumbulla u shfaq shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. ‘Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme që të kalonim në raundin tjetër-ishin fjalët e Kumbullës që foli edhe për formën e tij-ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka që të arrijmë objektivat sepse tifozët tanë e meritojnë. Jam plotësisht në dispozicion të trajnerit dhe kur ai të ketë nevojë për mua, do të jem i përgatitur’.

Sezonin e kaluar dyshja më e përdorur në qendër të mbrojtjes te Rayo ishte Lejeune dhe Pathé Ciss, por me ardhjet e Mujaid dhe Kumbullës, trajneri Beñat e ktheu senegalezin në pozicionin e tij natyral dhe ia besoi qendrën e mbrojtjes Mujaid. Por pas debutimit të qendërmbrojtësit shqiptar dhe minutat pozitive të Pelayo, konkurrenca për qendrën e mbrojtjes është më e fortë se kurrë.

Top Channel