‘Olise kishte një të kaluar të komplikuar’/ Drejtori Sportiv i Bayernin tregon prapaskenat e blerjes së francezit

29/10/2026 21:07

Në verën e vitit 2024, Bayerni i Mynihut siguroi shërbimin e Michael Olise nga Crystal Palace për 53 milionë euro. Tani francezi pa dyshim vlen më shumë se dyfishi i kësaj shifre. Për herë të parë, drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl tregon prapaskenat e transferimit të Olise në Mynih.

‘Olise kishte një të kaluar të komplikuar; kaloi nëpër disa akademi në Angli-tha Eberl-por një e kaluar e tillë nuk përbën domosdoshmërisht një problem; vështirësitë gjithashtu e forcojnë një futbollist. Për te njohur një futbollist, gjëja e parë që duhet të bësh është që të flasësh me personat që e kanë njohur nga afër si psh një shok skuadre apo një rival’.

Eberl shpjegoi me saktësi  se përse klubi vendosë të blejë kartonin e Olise.

‘Me Olise patëm në favor faktin se trajner i tij te Crystal Palace ishte Oliver Glasner-shtoi Eberl-kur një trajner të thotë: ‘sigurisht, merreni, merreni’, fillon të dyshosh. Por Glasner tha: ‘Ka ende për të mësuar dhe ne kemi nevojë për të’. Aty e kuptuam që ai e vlerësonte’.

Ishte ky një detaj që e anoi bilancin nga Olise, por edhe personaliteti i tij u mor në konsideratë.

‘Më pas u zhvilluan bisedimet me vetë Michael; është një kënaqësi të flasësh me të për futbollin-shtoi drejtori sportiv i Bayernit, i cili është shprehur i befasuar nga evoluimi i Olise-sinqerisht, e dinim që po merrnim një futbollist ofensiv krahu shumë të mirë, tipik për Bayernin, por që do të ishte kaq i shkëlqyer…Çmimi i kartonit ishte i parashikuar në klauzolën e kontratës së tij. Evoluimi i tij gjithashtu është meritë e personave rreth tij dhe skuadrës’.

Top Channel