‘Olise kishte një të kaluar të komplikuar’/ Drejtori Sportiv i Bayernin tregon prapaskenat e blerjes së francezit
‘Futbolli iu përket tifozëve. Faleminderit të gjithëve. Topi i Artë i të gjitha kohërave është gjithashtu edhe i juaji’-shkruante këtë të enjte Cristiano Ronaldo pasi u zgjodh si fituesi më i mirë në historinë e Topit të Artë me trofeun e fituar në 2008.
Dhe këtë çmim ai e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme; duke shënuar një tregolësh në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Kholood e fituar me rezultatin 5-3. Për Cristiano Ronaldon, ky është tregolëshi i 67 në karrierën e tij, ndërkohë që në pjesën e parë i anuluan edhe dy gola të tjerë.
Cristiano Ronaldo i shënoi golat në minutat 66, 72 dhe 81 dhe ajo që akoma më shumë rëndësi është se 41 vjeçari po i afrohet objektivit të tij, kufirit të 1000 golave. Me këtë tripletë, Cristiano Ronaldo arrin në kuotën e 985 golave të shënuar që do të thotë se i duhen edhe 15 gola të tjerë dhe me këtë ritëm që po shfaq portugezi, dita që do të arrijë këtë objektiv do të jetë shumë e afërt.
Top Channel