Trafiku në Kanalin e Suezit bllokohet nga transportuesja e Hong Kong që ngec në cekësirë (fotot)

29/05/2023 17:50

Një transportuese mallrash me flamur të Hong Kong është bllokuar sot në cekësirë duke ndaluar trafikun sërish në Kanaln e Suezit, një prej kalimeve më të ngarkuara tregtare në botë, disa orë para se të tërhiqej sërisht në lundrim duke liruar kalimin.

Sipas të dhënave të lundrimit anija Xin Hai Tong 23 u bllokua në brendësi të grykës jugore të kanalit.

Grupi Leth Agencies, të cilat kontrollojnë trafikun në kanal, pranuan incidentin dhe thanë se kishin arritur të nxirrnin sërish transportuesen në lundrim pas pak më shumë se dy orësh.

Autoritetet e kanalit thanë se procesi i rinxjerrjes në lundrim i bë me tërheqjen e rimorkiatorëve dhe fillimisht ishte penguar nga thyerja e ganxhës së kapjes së kavove.

Pas nxjerrjes së mjetit në ujë autoritetet thanë se “kalimet tregtare në të dyja drejtimet do të rinisnin normalisht pas mbylljes së procesit të tërheqjes, si pjese e procedurave të sigurisë”.

Anija raportohet se ishte nisur nga porti Duba në Arabinë Saudite.

Tre rimorkiatorët egjiptianë shihej të rrethonin barkën duke nisur më pas tërheqjen. Transportuesja ishte gjithsesi më e vogël sesa mjeti gjigant Ever Given që bllokoi kanalin për më shumë se një javë në mars të 2021, kur qindra anije mbetën të bllokuara në dy anët e kanalit.

FOTO GALERI
1/3
Xin Hai Tong 23 u bllokua në brendësi të grykës jugore të kanalit.

Top Channel