Shpërthimi i dhunës në veri të Kosovës, ku 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, disa me lëndime të rënda, është dënuar ashpër nga Bashkimi Europian.

Shefi i diplomacisë së bllokut Josep Borell tregoi përmes një postimi në Tëitter se Brukselit po i soset durimi.

BE-ja e dënon dhunën shokuese në Zvecan në  termat më të fuqishëm të mundshëm. Aktet e dhunës ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.“-shkruan Borrell në Twitter.

Borrell i kërkoi si autoriteteve të Kosovës ashtu edhe palës tjetër që të shtensionojnë situatën menjëherë dhe pa kushte. “Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, u shpreh ai.

Grupe protestuesish serbë që kundërshtojnë zyrtarizimin e kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri, u përleshën me forcat e KFOR-it, e pasojat i vuajtën më shumë këta të fundit. Komandanti i forcave të NATO-së në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjete një dite më parë dhe të mos fshihen “pas pohimeve të rreme”.

Ai bëri thirrje gjithashtu që të parandalohet cdo përshkallëzim i metejshem i situatës. Në njoftimin për shtyp të KFOR-it sqarohet se nga ushtarët e lënduar, 19 i takonin kontigjentit hungarez dhe 11 atij Italian.

Ata pësuan lëndime të shumta, përfshirë thyerje dhe djegie nga pajisjet e improvizuara shpërthyese dhe mjetet ndezëse”, theksohet në njoftim. KFOR tha se ndërhyri në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit” dhe se paqeruajtësit “parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”.

 

Top Channel