Trazirat në veri/ Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Të merren masa për normalizimin e situatës

29/05/2023 18:23

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se “ka një marrëveshje se normalizimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Sipas tij, qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin.

 

 

Top Channel